Njëzet e tre mijë kilometra kub ujë është një masë që e sfidon të kuptuarin. Më mirë, ndoshta, është të themi në këtë mënyrë: nëse do të përmbysnin të gjithë sipërfaqen e tokës, në të gjitha lartësitë do të ishim lagur deri në pulpë. Uji në fjalë është ai i Baikal, me 336 degë dhe një emisar të vetëm, është liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në botë. I gjashti, për nga shtrirja, irekord nga thellësia, 1741 metra, një masë e afërt vetëm me atë të Fossa delle Marianne.
Pjesë të këtij subjekti, më shumë filozofike se gjeografike, njohur si Siberi, është e vendosur 4300 km në lindje të Moskës, 3700 në perëndim të Paqësorit, 250 në veri të shpateve të Mongolisë dhe në jug asgjë. Pjesa më e madhe e 2000 km të brigjeve të saj, të pjerrët dhe të veshur me pyje e koniferë, nuk arrihen nga toka dhe ujërat e saj janë aq të pastër sa konsiderohen si një kategori Kantiane. Sipërfaqja e tij ngrin, shpesh në një natë të vetme duke i ‘mbërthyer’ valët në skulptura metafizike, drejt fundit të tetorit, dhe qëndrojnë kështu për pesë muaj, deri në një shkrirje të ngadaltë.
Është pikërisht atëherë kur shfaqen disa nga banorët më kurioz të liqenit, specie unike të fokës së ujërave të ëmbla në botë. Sa për Evenki, pasardhësit të pastorëve nomade , kanë një fjalë në gjuhën e tyre, baigal, i cili sjell së bashku konceptet e ‘detit’ dhe ‘bollëkut’. Për ata, Baikal është maskuar me një shenjtësi mistike.
Thënë në këtë mënyrë, ky vend është aq i huaj për botën tonë saqë duket të jetë i paarritshëm, por çështja është shumë e ndryshme. Në verë, kur temperaturat në rajonin e Baikal arrinë në 20 gradë, për rusët dhe për një numër në rritje të të huajve liqeni bëhet një destinacion turistik tepër i dëshirueshëm. Për të arritur atje, ka fluturime ndërkombëtare për Irkutsk, qyteti I cili u themelua nga kosakët, mban titullin e dyfishtë të Parisit të Siberisë dhe të kryeqytetit të Baikal.
Gjithcka tradicionale dhe mahnitëse për tu zbuluar tek ky vend që do ju ngacmojë sërish dëshirën për tu kthyer dhe vizituar një nga natyrat më mbresëlënëse në botë.