Një kontinent ndan fushëbetejat e përgjakura të Sirisë nga Deti i Kinës Jugore. Megjithatë me mënyrat e tyre, të dyja vendet janë dëshmitarë të ndryshimit më të rëndësishëm në marrëdhëniet e fuqive të mëdha që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Në Siri, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Rusia ka dislokuar forcat e saj larg nga vendi për të shuar një revolucion dhe për mbështetur një shtet kukull. Në ujërat mes Vietnamit dhe Filipineve,
Amerika së shpejti do të sinjalizojë se nuk i njeh pretendimet territoriale të Kinës mbi një sërë ujërash detare, duke ushtruar të drejtën e saj për të lundruar brenda 12 miljesh kufi detar që kontrollon një shtet sovran.
Për 25 vitet e fundit Amerika ka dominuar tërësisht politikën e pushtetit. Gjithmonë e më shumë, ajo po jeton në një botë të kontestuar.
Loja e re me Rusinë dhe Kinën që është shpalosur në Siri dhe Detin e Kinës Jugore dëshmon për një të ardhme të stuhishme.
Situata reale
Si gjithmonë, lufta po luftohet pjesërisht në aspektin e pushtetit bruto. Vladimir Putin ka ndërhyrë në Siri për të mposhtur xhihadizmin dhe për të forcuar pozitën e tij në vend. Por ai gjithashtu do të tregojë se, ndryshe nga Amerika, Rusisë mund t’i besohet se është në gjendje t’i zgjidhë problemet në Lindjen e Mesme dhe të fitojë miq, për shembull, duke i ofruar Irakut një alternativë ndaj Shteteve të Bashkuara.
Me qëllim që kushdo të supozojë sikundër bën John McCain, një senator amerikan, se Rusia është vetëm ‘një stacion gazi i maskuar si vend’, Putini synon të provojë se Rusia posedon zgjidhje, si dhe godet trupa dhe raketa.
Lufta bëhet gjithashtu rreth legjitimitetit. Putini dëshiron të diskreditojë administrimin e rendit ndërkombëtar të Amerikës. Amerika argumenton se pakënaqësia popullore dhe abuzimet e regjimit sirian të të drejtave të njeriut e ‘zhveshin’ nga pushteti presidentin Bashar al-Assad. Z. Putin dëshiron të ‘zbehë’ të drejtat e njeriut, të cilat ai i sheh si një licencë që Perëndimi të ndërhyjë në vendet sovrane-përfshirë, nëse ai ndonjëherë do të impononte një goditje brutale, në vetë Rusinë.
Fuqia dhe legjitimiteti janë jo më pak janë në lojë në Detin e Kinës Jugore, një rrugë lidhëse për pjesën më të madhe të tregtisë detarë të botës. Shumë nga ishujt e tij, shkëmbinj nënujorë, janë subjekt i pretendimeve për mbivendosje. Megjithatë, Kina këmbëngul se ka të drejtë, dhe po imponon pretendimin e veta duke përdorur landfille dhe duke ‘goditur’ aeroport dhe garnizone.
Ky është pjesërisht një pohim i rritjes me shpejtësi të fuqisë detare: Kina po krijon sepse e ka këtë mundësi. Pushtimi i tyre i përshtatet strategjisë së saj për të dominuar detet përtej bregdetit të saj. Njëzet vjet më parë, luftanijet amerikane lundronin aty pa u ndëshkuar. Sot ato e gjejnë veten në ujëra potencialisht armiqësore. Por ka gjithashtu dhe një parim në rrezik. Amerikës nuk i intereson kush zotëron ishujt, por këmbëngul se Kina duhet të formojë pretendimet e veta përmes negociatave apo arbitrazhit ndërkombëtar. Kina pohon se në rajonin e saj, ajo i ka caktuar tashmë rregullat, për çështjet e ishujve si dhe për çështje të tjera.
Askush nuk duhet ta pyesë veten se po sfidohet epërsia e Amerikës. Pas kolapsit sovjetik, epërsia absolute globale e Shteteve të Bashkuara ndonjëherë dukej normale. Në fakt, dominimi i saj ka arritur kulme të tilla vetëm për shkak se është lëkundur Rusia dhe se Kina ende nuk kishte dalë plotësisht nga kaosi dhe shkatërrimet që u reduktuan aq shumë në shekullin e 20-të. Edhe sot, Amerika mbetet vendi i vetëm në gjendje të projektojë të drejtën e pushtetit në të gjithë globin. (Siç kemi argumentuar kohët e fundit, ndikimi i saj mbi sistemin financiar vijon të rritet).
Megjithatë ekzistojnë arsye për t’u shqetësuar. Riafirmimi i pushtetit rus parashikon probleme. Ai tashmë ka çuar në aneksimin e Krimesë dhe pushtimin e Ukrainës Lindore – dy shkelje të të njëjtit ligj ndërkombëtar që zoti Putin thotë se ai mbështet në Siri. Barack Obama, president i Amerikës, ngushëllohet nga ekonomia e dobët e Rusisë dhe emigrimi i disa prej njerëzve të saj më të mirë. Por rënia e ish-superfuqisë së armatosur bërthamore mund të shkaktojë shumë dëm.
Marrëdhëniet midis Kinës dhe Amerikës janë më të rëndësishme- dhe edhe më të vështira për t’u menaxhuar. Për hir të paqes dhe prosperitetit, të dy vendet duhet të jenë në gjendje të punojnë së bashku. Dhe sërish marrëdhëniet e tyre vijojnë të rrënohen në mënyrë të pashmangshme nga rivaliteti dhe mosbesimi. Për shkak se çdo transaksion rrezikon të kthehet në një test të cilin njëri merr vendimin, antagonizmi nuk shuhet kurrë.
Politika e jashtme amerikane nuk është përshtatur ende ndaj kësaj bote të kontestuar. Për tre presidentët e fundit, politika ka përfshirë kryesisht eksportin e vlerave amerikane – ndonëse, për vendet marrëse, kjo ndonjëherë është perceptuar si imponim. Ideja ishte se vendet do të precipitonin në mënyrë të pashmangshme drejt demokracisë, tregjeve dhe të drejtave njeriut. Optimistët mendonin së edhe Kina po merrte atë drejtim.
Ia vlen ende
Ky nocion ka hasur probleme, për herë të parë në Irak dhe Afganistan dhe tani në Lindjen e Mesme më të gjerë. Çlirimi nuk ka sjellë stabilitet. Demokracia nuk ka lëshuar rrënjë. Z. Obama duket se ka arritur në përfundimin se Amerika duhet të tërhiqet. Në Libi ai udhëhoqi ‘prapa kuintave’, në Siri ai ka rezistuar. Si rezultat, ai i ka dorëzuar Rusisë nismën në Lindjen e Mesme për herë të parë që nga viti 1970.
Gjithkush, që ende e sheh demokracinë dhe tregjet si rrugën drejt paqes dhe prosperitetit shpresojnë se Amerika do të jenë më e gatshme për të udhëhequr. Dëshira e Obamës që vendet e tjera të ndajnë përgjegjësinë për sistemin e së drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut do të funksionojë vetëm në qoftë se vendi i tij përcakton axhendën dhe merr iniciativën – siç bëri me programin bërthamor të Iranit. Loja e re do të përfshijë një diplomaci të ashpër dhe ushtrimin rastësor diskret të forcës.
Amerika ende zotëron burime të cilat i mungojnë fuqive të tjera. Kryesorja është rrjeti i saj i aleancave, përfshirë edhe NATO-n. Ndërsa zoti Obama ndonjëherë sillet sikur aleancat janë transaksionale, ato kanë nevojë për themele të forta. Fuqia ushtarake e Amerikës është e pakrahasueshme, por pengohet nga politikat lokale dhe shkurtimet automatike mandatuar nga Kongresi. Këto burojnë nga kufizimi më i madh në udhëheqjen amerikane: politikë jofunksionale në Uashington. Ky nuk është vetëm një reklamim i varfër për demokracinë; ajo gjithashtu pengon interesat e Amerikës. Në lojën e re është diçka që Shtetet e Bashkuara dhe bota – që nuk mund ta përballojnë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.