Me ndryshimet e fundit në kushtet për projektin “Bli shtëpi – bli banesë”, ai bëhet atraktiv për qytetarët dhe dukshëm do të rritet kërkesa. Kryeministri Nikolla Gruevski tha se për kushtet e reja të volitshme për “Bli shtëpi – bli banesë” Kuvendi para një jave miratoi ndryshime ligjore, me të cilat bëhet ulja plotësuese e shkallës së interesit.
Për kredinë e subvencionuar nga projekti janë ulur shkallët e interesit prej 4,99 ppr qind në 3,95 për qind për tre vitet e para nga pagesa e kredisë dhe nga 5,5 për qind në 4,44 për qind, për vitin e katërt dhe të pestë, për modelin tek i cili subvencionohet një pjesë e anuitetit mujor.
Ulja e shkallës së interesit, theksoi Gruevski, do t’u ndihmojë plotësisht qytetarëve.
Sipas Gruevskit, kushtet e përmirësura janë ndihmë serioze për ata tëcilët nuk kanë shumë mjete dhe dëshirojnë të vijnë deri te shuma e caktuar për të paguar banesë dhe më pas t’i paguajnë këstet.
Qeveria, përkujtoi ai, edhe paraprakisht disa herë bëri përmirësime të kushteve dhe dhënien e qasjes që një numër më i madh i personave të mund të aplikojnë.