Maqedoni / Rritet mbështetja për NVM-të

06/10/2018 10:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Banka Europiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Maqedonase për Promovimin e Zhvillimit (MBDP) kanë nënshkruar një marrëveshje për dhënien e një kredie prej 100 milionë eurosh në mbështetje të projekteve dhe investimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Në këtë shtetet NVM-të vazhdojnë të përbëjnë ende shtyllën kryesore të ekonomisë dhe të punësimit në vend.
Kredia u nënshkrua nga nënkryetari i BEI-së, Andrew McDowell, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe drejtori i përgjithshëm i BMPZH, Dragan Martinovski, në prani të Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

“Banka Europiane e Investimeve do të mbështesë ambicien e kësaj qeverie dhe të popullit të këtij vendi për të rritur standardet e jetesës duke rritur edhe integrimin e saj me pjesën tjetër të Europës”. “Kjo kredi e çon në 450 milionë euro vlerën totale të mbështetjes së dhënë nga BMPZH-ja, gjatë viteve të fundit. Katër kreditë tona të mëparshme kanë ndihmuar në krijimin e 60,000 vendeve të punës në pothuajse 2,000 kompani anembanë vendit”, tha nënkryetari i BEI, Andrew McDowell.

Kryeministri Zaev theksoi se BE-ja dhe institucionet e saj financiare kanë njohur dhe përshëndetur “sinjalet pozitive të ekonomisë së vendit dhe tendencat për zhvillim të qëndrueshëm”. Një fakt shumë i rëndësishëm dhe që duhet përmendur patjetër është se pasi kjo linjë kredie të kthehet, do të investohet sërish në ekonominë e vendit tonë. Marrja e një linje kredie kaq të favorshme është një privilegj për vendin tonë dhe gjithashtu një konfirmim i progresit mjaft të mirë të ekonomisë së vendit tonë, tha më tej z. Zaev.

Teksa linja e kredisë prej 100 milionë eurosh ka si objektiv primar mbështetjen e NVM-ve, ajo gjithashtu do të promovojë investimet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike (energjia e rinovueshme dhe efikasiteti energjetik, transporti i qëndrueshëm) dhe konkurrenca (inovacioni dhe aftësitë). 70% e shumës së kredisë do të ndahet për NVM-të.
BMPZH-ja, e cila është një institucion financiar nën varësi të plotë nga qeveria dhe misioni i së cilës është që të mbështesë strategjitë dhe objektivat ekonomike kombëtare, do të ndajë fondet përmes bankave lokale të përzgjedhura.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of