Pas disa muajsh rritejeje të vazhdueshme, që kishin ringjallur shpresat se huadhënia për ekonominë po gjallërohej, kredia ka ndalur ritmet në shtator.
Sipas statistikave mujore të pulikuara nga Banka e Shqipërisë, në fund tëmuajti shtator, stoku i kredisë për ekonominë ishte 556 miliardë lekë, duke rënë lehtë me 500 milionë lekë, apo rreth 0.1%.
Që nga marsi kredia për ekonominë ishte rritur vazhdimisht, për gjashtë muaj radhazi, duke kthyer tendencën negative rënëse, që kishte mbizotëruar gjatë dy viteve të fundit.
Frenimi i kredisë në shtator erdhi nga tkurrja e huasë për korporatat financiare jo banka, si në lekë ashtu dhe në valutë.
Në krahasim me dhjetorin 2013, kredia për ekonominë është rritur me 1.5%.
Me bazë vjetore, (shtator 2014/shtator 2013) huaja për bizneset dhe individët është zgjeruar me 1.64%, duke ngadalësuar ritmet në raport me gushtin, kur rritja vjetore ishte 2.2%.