Një himn kushtuar jetës, që mbahet rreth 1-2 nëntorit, me lule shumëngjyrëshe, altarë të zbukuruar dhe parada me kafka dhe maska gjithë ngjyra. Një udhëtim në Amerikën Latine dhe në SHBA për të zbuluar rite dhe tradita të trashëguara nga aztekët. Sot, trashëgimi e UNESCO-s…
Nuk është një ditë që i kushtohet vdekjes, për një kremtim i jetës. Këtë vit, me një arsye më shumë: paradat e këtij viti të Dia de los muertos, festa shumëngjyrëshe e të vdekurve që zhvillohet me Meksikë (por edhe në vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe në komunitetet meksikane në Shtetet e Bashkuara) u kushtohen viktimave të tërmetit me magnitudë 7.1 që goditi vendin në shtator, duke u marrë jetën qindra personave.
Origjina e Dia de los muertos është azteke dhe përfaqëson, një përkujtim për rikthimin e të vdekurve në tokë, e rrënjosur kaq thellë në traditë, sa që në vitin 2003, UNESCO e ka shpallur këtë festë pjesë të trashëgimisë kulturore të njerëzimit.
Kështu çdo vit, nga fundi i tetorit dhe në fillim të nëntorit, të gjithë vendet meksikane nga veriu në jug, fshatrat e vegjël dhe metropolet e mëdha si qyteti i Meksikos, mbushen me altarë me produkte të ndryshme ofertë dhe ushqime. Nuk ka shije makabre dhe trishtimi, por ironi dhe kënaqësi: skelete gjithë ngjyra kërcejnë gëzueshëm në rrugë, duke përfshirë në parada edhe turistët.
Për të kuptuar më mirë këtë besim të kulturës indigjene (një ndër të paktat që i ka mbijetuar kolonizimit spanjoll) duhet të dimë që për meksikanët vdekja konsiderohet si një rrugëtim i gëzueshëm.
Kjo nuk mund të krahasohet me Halloween, pas nuk ka gjak dhe rrjeta merimangash, kunguj apo shtriga me prejardhje kelte, dhe as që mund të afrohet me përkujtimin – sigurisht më i trishtë – e të vdekurve në besimin katolik.
“Calaca” (në gjuhën meksikane do të thotë skelet) është përfaqësimi i një të vdekuri, që përdoret si një dekorim gjatë Festivalit të Ditës së të Vdekurve në Meksikë, por statujat meksikane prodhohen dhe shiten gjatë gjithë vitit.
Altar me ngjyra pastel, në të cilin është vendosur edhe një ikonë e Shën Mërisë së Guadalupes e cila nderohet nga katolikët në të gjithë Meksikën. Në altar nuk mungon asnjëherë një gotë me ujë që mishëron pastërtinë e shpirtit, ciklin e jetës që rrjedh, por edhe bollëkun e ushqimeve. Uji duhet të shuajë etjen e shpirtrave kur kthehen të bëjnë një vizitë në tokë, pas një udhëtimi të gjatë nga bota e të vdekurve.
Në altarët shumëngjyrësh, familjet vendosin ofrendas, ose ndryshe ushqim, lule dhe qirinj. Dekorimet vendosen për gjatë rrugës nga varrezat tek shtëpia e të vdekurit – sipas besimit vendas, sa më mirë të jetë e dekoruar rruga, aq më shumë fat do të keni.
Çdo vit, edhe Muzeu i Frida Kahlo-s, në Qytetin e Meksikos, përkujton piktoren e famshme meksikane.
Varret dhe varrezat meksikane, janë të zbukuruara, veçanërisht gjatë festës, me kurora me lule, të bëra mbi të gjitha me cempasúchitl, lule në ngjyrë portokalli, që sipas besimit përfaqësojnë diellin dhe tërheqin shpirtrat e të vdekurve.
Figura simbol ndër skeletet është Catrina – e vizatuar në vitet ‘800 nga artisti José Guadalupe Posada është bërë figura përfaqësuese më e njohur e vdekjes në imagjinatën meksikane.
Ironia e ngjyrave të Meksikos gjendet edhe tek çokollatat: ëmbëlsirat tipike dhe me ngjyra në formën e kafkave.