Shqipëria sot nuk ka një qendër shkencore për rrugët apo infrastrukturën në tërësi, megjithëse është fusha ku shpenzohen mbi 60-70% e investimeve të vendit. Ndër vite janë bërë gabime që janë shoqëruar me kosto jo të vogëla. Rrugë që hapen e mbyllen në harkun kohor të pak viteve. Projekte që nuk ndjekin logjikën e një strategjie kombëtare, që mund të ishin bërë me kosto më të ulët e do të sillnin më shumë përfitim.
Akademikët janë të mendimit se vendi ka nevojë urgjente për ngritjen e insitucioneve shkencore që do të bënin të mundur që të hartoheshin projekte eficiente dhe që do t’i shërbenin ekonomisë për t’u zhvilluar.
Doktori i Shkencave Faruk Kaba, i cili që nga viti 1996 drejton kompaninë konsulente InfraTrans Project argumenton nevojën e financimit të kërkimit shkencor.
Ai është projektues i mbi 3,600 kilometrave rrugëve në të gjithë vendin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.