Franca dhe Gjermania propozuan të ndryshojnë menaxhimin e eurozonës brenda kuadrit ligjor ekzistues, duke refuzuar kërkesën e kryeministrti britanik David Cameron për një riorganizim më të gjerë të Bashkimit Evropian.
Propozimet franko-gjermane për koordinim më të mirë të politikave ekonomike të euros përjashtojnë rishikimin e Traktatit të BE-së që Cameron po synon në fushatën e tij për të bindur britanikët të qëndrojnë në bllok.
Udhëzimi Evropian për politikat kombëtare duhet të përqëndrohet në “një numër më të kufizuar të prioriteteve dhe sfidave të rëndësishme,” referoi një letër franko-gjermane. Reformat e ardhshme të euros ka të ngjarë të miratohen “, në kuadër të traktateve aktuale.”
Ndërsa Britania gjendet jashtë euros, idetë përfaqësojnë ‘zilen e kujtesës’ se 19 vendet në brendësi përbëjnë pjesën më të madhe të BE-së dhe i drejtohen Francës dhe Gjermanisë për udhëheqje.
Teksa Cameron udhëton nëpër kontinent me synimin që të rrisë mbështetjen për rinegocim, propozimet tregojnë gjithashtu se axhenda e Britanisë – nxitur kryesisht nga kundërshtimet për emigracionin – nuk është prioritet kryesor në vende të tjera në Evropë.
Dokumenti gjermano-francez ‘ushqen’ një debat edhe më afatgjatë se si ta bëjë ekonominë e euros më konkurruese dhe të minimizojë rrezikun e përsëritjes së krizës së borxheve që ende kërcënon të nxjerrë Greqinë nga euro.