Plani i veprimit në korrik / 10 këshilla për të besuar te vetja dhe për të ndryshuar jetën

04/07/2017 11:17 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Revista Success ju vjen në ndihmë me një listë me dhjetë këshilla – dhjetë gjëra që ju mund t’i bëni për të përmirësuar veten dhe për të ndryshuar jetën.

Këtë muaj, përqendrohuni te besimi në vete dhe në rrugën që do të përshkoni.

Kur gjërat bëhen të vështira, tregoni pak mëshirë për veten.

 

 

1.Mos u shqetësoni

Ankthi është një ndjenjë e natyrshme dhe e përbashkët njerëzore. Mos lejoni që niveli joproporcional i ankthit t’ju pengojë që të ecni para. Reflektoni se sa kohë shpenzoni duke u shqetësuar për gjërat, duke mos u përballur me to.

2.Jini vetvetja

Peshkopi T.D. Jakes thotë: “E vërteta juaj shfaqet në papërsosmërinë tuaj”.
Festoni për defektet tuaja këtë javë dhe mbani gjithnjë mend se e gjithë jeta është e papërsosur.

3.Jini i lidhur me të tjerët.

Ju nuk mund ta arrini suksesin i vetëm. Marrëdhëniet me miqtë dhe aleatë të besuar do t’ju ndihmojnë gjatë rrugës suaj. Bëjeni këtë duke takuar njerëz të rinj dhe duke zhvilluar instinktet tuaja personale.

4.Niseni ditën me energji

Niseni ditën me një mëngjes të shëndetshëm duke balancuar sheqerin në gjak dhe duke i dhënë trupit energji për gjithë ditën.

5.Duajeni veten

Shkruani në një letër gjithë mendimet negative dhe kërkojini vetes falje për secilin prej tyre. Kujtojini vetes që keni dështuar në diçka, por që nuk jeni një njeri dështak. Pak mëshirë për veten është e nevojshme.

6.Ndryshoni

Përqendrohuni këtë javë në pikat tuaja të forta. Nëse puna nuk kënaq më shpirtin tuaj sipërmarrës bëni diçka tjetër që e keni pasion.

7.Ndryshoni këndvështrimin

Perspektiva juaj mbi botën është brumosur nga prindërit, mësuesit, shokët e shkollës, etj. Këtë javë përpiquni që ta shihni botën nga perspektiva e dikujt tjetër.

8.Kërkoni të mirën

Bota mund të jetë një vend negativ nëse ju shihni lajme veç “nga një stacion”. Sot do të bënit më mirë të flisnit me njerëz realë se sa të lundroni në rrjetet sociale. Bëni pak pushim nga negativiteti.

9. Qëllimet arrihen duke vuajtur

Arritja e qëllimeve nuk ndodh brenda natës. Kur jeni i lodhur nga puna gjatë fundjavës, kujtojini vetes se kjo nuk është një rrugë e lehtë.

10.Shihuni në pasqyrë

Besimi është një rrugë me dy rrugë. Përpara se të prisni që të tjerët të jenë të besueshëm, analizoni së pari veten. Bëjini vetes pyetje të vështira: A e mbaj gjithnjë fjalën?

 

Burimi: Success

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz