Tragetet e linjës Durrës – Bari – Durrës dhe Durrës – Ankona – Durrës gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë transportuar afro 91 mijë udhëtarë
dhe 115 mijë ton mallra me kamjonë dhe trajlerë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës drejt porteve të Italisë u nisën në këtë periudhë mbi 60 mijë udhëtarë ose dyfishi i atyre që kishin mbërritur me tragete gjatë periudhës janar-shkurt 2017.
Në këto dy muaj tragetet kanë kryer 146 lundrime, ose 20 më pak se sa numri i lundrimeve gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2016.
Veç udhëtarëve, tragetet në dy muaj kanë transportuar gjithashtu 18.725 autovetura dhe 10.406 kamionë dhe trajlerë.
Ndërsa në periudhën 1 – 19 mars në portin e Durrësit u përpunuan 5 anije të
tonazhit të madh.
Anijet që po ankorohen në Terminalin Lindor ngarkojnë dhe shkarkojnë afro 64 mijë ton mallra të ndryshme, si çimento për eksport, qymyr
dhe tuba importi.
Në Qendrën e Informacionit në APD mësohet se që nga fillimi i muajit anija “Sirios Cement” është ankoruar dy herë në Terminalin Lindor dhe është
ngarkuar me 25 mijë ton çimento rinfuzo eksporti gjithsej, prodhim i fabrikave pranë Fushë Krujës.
Gjithaahtu ka përfunduar edhe shkarkimi i anijes “Sunshine”, e cila ka sjellë mbi 12 mijë ton tuba për Gazsjellësin TAP, që kalon në vendin tonë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.