Një zhvendosje e dallueshme ka ndodhur në pjesën e njësive ekonomike familjare me kryefamiljar të ri që ka në pronësi banesën ku jeton. Në periudhën e fundit ndërmjet censuseve, INSTAT tregon se përqindja e të rinjve me në pronësi banesën ku jeton ka rënë me më shumë se 15 pikë përqindje. Sipas cencusit më të fundit, të rinjtë që kanë në pronësi banesën ku jetojnë janë 71.2 %. Ajo që vihet re nga shifrat është që numri i të rinjve kryefamiljarë ( 15-29 vjeç) që kanë marrë banesa me qira është rritur me 15.9 pikë përqindje, thuajse ka pësuar një trefishim krahasuar me raportin e mëparshëm mes cencuseve. Raporti tregon se kjo ka mundësi që të lidhet me urbanizimin dhe rëndësinë në rritje të banesave apartament.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.