Çdokush që pyet veten se pse kushton aq shumë mbrojtja përkundër humbjeve në aksionet e bankave evropiane në tregun e opsioneve e gjeti përgjigjen ditën e hënë.
Aksionet e Deutsche Bank AG ranë 4.6 për qind në 30.13 euro të hënën, rënis më e madhe në 15 muaj, tekssa huadhënësi reduktoi objektivin e perfitimeve dhe caktoi planin për të reduktuar shpenzimet, si pasojë e shenjave se industria mund të jetë gati për rënie. Kjo erdhi pasi të ardhurat e tremujorit të parë tejkaluan vlerësimet e analistëve dhe kompania me bazë në Frankfurt njoftoi të ardhura pranë një niveli rekord. Ajo është rritur 26 përqind këtë vit deri të premten.
Investitorët nëpër Europë po paguajnë me ritmet më të shpejta në më shumë se dy vjet ndaj mbrojtjes përkundër kërcënimeve te një industrie ku çmimet e kapitalit janë dyfishuar ndërsa rriten shqetësimet mbi gjobat dhe rregulloret e forta. Banco Santander SA, Banco Bilbao Vizcaya Argentaria SA dhe BNP Paribas SA pritet të raportojnë rezultatet këtë javë.
“Ekziston nje lloj një mosbesimi se rregullatorët do të vazhdojnë të rrisin kërkesat e kapitalit dhe të ‘frenojnë’ shpërndarjen e dividentëve, shoqëruar me gjoba të papaguara për sjellje të padrejta në të kaluarën,’ tha Kevin Lilley, i cili ndihmon menaxhimin e rreth 23 miliardë dollarëve si kreu i kapitaleve evropiane në Old Mutual Global Investors U.K. në Londër.
Tregu i opsioneve nënkupton një fitim prej 4 për qind, ose rënie në aksionet Santander, pas raportit të të ardhurave, ndërsa lëvizja e nënkuptuar e BBVA flet për 2.3 për qind dhe BNP-së 3 për qind. Ata përfaqësojnë më shumë se lëvizjet mesatare që pasojnë tetë emetimet e fundit.