Norma e papunësisë së Qipros u rrit në 17.7 për qind në periudhën janar-mars nga 16 për qind që shënonte në tremujorin e parë dhe 16.9 për qind në tremujorin përkatës të vitit 2014, tha shërbimi statistikor.
Norma e papunësisë së njerëzve nën 24 vjeç, ishte 37.1 për qind në tre muajt e parë të vitit, tha Cystat në një deklaratë në faqen e tij sot. Më shumë se 43 për qind e të papunëve janë të papunë për më shumë se një vit, ndërsa pothuajse 41 për qind është kanë mbetur të pa punë për më pak se gjashtë muaj.
Numri i përgjithshëm i të punësuarve ishte 358,401 ndërsa shifra e të papunësuarve shënonte 77,142, referoi Cystat në anketën tremujore të focës së punës, raporton Cyprus Mail.