Raiffeisen Bank i rikthehet investimit në bonot e qeverisë

08/02/2013 13:53 0 komente
raiffeisen-p6-an

raiffeisen-p6-anRaifeissen Bank, banka më e madhe në vend, i është rikthyer investimit në bono thesari. KJo është bërë e ditur nga drejtues të Bankës së Shqipërisë gjatë një takimi jo-formal me gazetarë vendas. Ky është një lajm pozitiv për qeverinë, e cila ka rritur ndjeshëm emetimin e bonove të thesarit, për t’u ‘furnizuar’ me para.

Bankat reduktuan ndjeshëm investimet në bono thesari, tendencë që ka vazhduar gjatë vitit 2012, ku investimet në bono thesari u ulën me 7.5% me bazë tremujore.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, sidomos në tremujorin e dytë, qeveria u vu në vështirësi për financimin e borxhit të brendshëm, teksa bankat, sidomos “Raiffeisen”, që zinte mbi 40% të tregut të bonove nuk investuan më në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, duke bërë që yield-i i bonove të thesarit të mbetej i lartë, pavarësisht politikës së vazhdueshme lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, që uli disa herë radhazi normën e interesit.

Në fund të 9-mujorit 2012, pesha e investimeve në bono të sistemit bankar ndaj totalit të aktiveve zbriti në 8%, nga 10% që ishte në fund të 2011-s.

 

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.