Sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në Europë 2016, në Shqipëri vdiqën prej ndotjes së ajrit 2120 persona. Në pjesën më të madhe, 2010, kjo është shkaktuar prej pranisë së lartë të grimcave në ajër, 10 prej tyre prej dioksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit. Në vitin 2013, numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776.
Në rajon, numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së ajrit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016.
Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veçanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve, shkruan Euractive.
BE, e cila po punon vazhdimisht me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të përditësuar politikat e tyre mjedisore dhe energjetike, ka një rol të rëndësishëm.
Në vendet fqinje, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnjë, njerëzit kanë nisur protestat për cilësinë e ajrit që thithin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.