Pas dy vjetësh, Gjermania rikthehet në krye të renditjes së FIFA-s për skuadrat kombëtare. Falë edhe suksesit në Kupën e Konfederatave, skuadra e Joachim Low është ngjitur në vend të parë në klasifikimin e muajit korrik.
Pas fitores 1 – 0 kundër Kilit në finalen e Shën Petërburgut, kampionët e botës kanë lënë pas Brazilin (në vend të 2-të) dhe Argjentinën (në vend të 3-të). Surpriza e madhe janë dy skuadra të tjera europiane, Zvicra dhe Polonia, të cilat janë ngjitur respektivisht në vend të 5-të dhe të 7 (pozicioni më i mirë i të gjitha kohërave) duke fituar nga 4 pozicione secila, falë kjo paraqitjes mjaft të mirë në eliminatoret e kampionatit botëror 2018. Edhe Portugalia është ngjitur me 4 pozicione, falë gjysmëfinales së arritur në Kupën e Konfederatave, ka kaluar nga vendi i tetë në vend të katërt.
Ndër kombëtaret e tjera që kanë fituar pozicione në klasifikim këtë muaj përmendim edhe Suedinë (vendi i 18, 16 pozicione të fituara) dhe Islanda (vendi i 19, 3 pozicione me sipër) duke hyrë në top 20. Italia qëndron në vend të 12-të, ndërsa Spanja ka dal jashtë top 10 duke u pozicionuar e 11-a.
Kombëtarja e Andorrës ka fituar këtë vit 57 pozicione, më tepër se çdo skuadër tjetër duke arritur vendin e 129-të, ndërsa Peruja (14), Irlanda e Veriut (22), Republika Demokratike e Kongos (28), Curaçao (68) dhe Mauritania (81), ashtu si Polonia dhe Islanda, kanë arritur rezultatin më të mirë të gjithë kohërave në klasifikimin e FIFA-s.
Sa i përket Kombëtares së Shqipërisë, këtë muaj ajo është ngjitur me 3 vende, duke u pozicionuar në vendin e 63-të. Izraeli, kundërshtari ynë në grupin eliminator të Botërorit 2018 ka humbur 15 pozicione (renditet ne vend të 70-të), pas humbjes 0-3 në Haifa ndaj kuqezinjve muajin e kaluar. Ndërsa Maqedonia, me të cilën do të ndeshemi në shtator, ka fituar 2 pozicione duke u renditur në vendin e 134-t.
Renditja e FIFA-s (6 korrik 2017)
1) Gjermania 1609 pikë (+2)
2) Brazili 1603 pikë (-1)
3) Argjentina 1413 pikë (-1)
4) Portugalia 1332 pikë (+4)
5) Zvicra 1263 pikë (+4)
6) Polonia 1319 pikë (+4)
7) Kili 1250 pikë (-3)
8) Kolumbia 1208 pikë (-3)
9) Franca 1199 pikë (-3)
10) Belgjika 1194 pikë (-3)
11) Spanja 1114 pikë (-1)
12) Italia 1059 pikë (-)
13) Anglia 1051 pikë (-)
14) Peru 1014 pikë (+1)
15) Kroacia 1007 pikë (+3)
—
63) Shqipëria 583 pikë (+3)
70) Izraeli 512 pikë (-15)
134) Maqedonia 228 pikë (+2)