Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur të hapë 11 vende vakante për drejtorë rajonalë në gjithë vendin. Në njoftimin e vetë OSHEE, bëhen me dije drejtoritë ku do të ketë garë për drejtor rajonal, si dhe kriteret që duhet të plotësojë secili prej kandidatëve.
Zëvendësime të drejtuesve aktualë, me të rinj, do të ketë në drejtoritë rajonale të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës, Fierit, Beratit, Burrelit, Kukësit dhe Vlorës.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM DHE AFATI I DORËZIMIT TË APLIKIMIT
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor Rajonal”:
- Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në shkenca: inxhinierike / ekonomike / juridike;
- Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
- Aftësi shumë të mira kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi shumë të mira pune në ekip;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë vitit të fundit ku ka punuar;
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1 (bashkëlidhur);
- Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);
- Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;
Kujdes! Mos dorëzimi dokumenteve të mësipërm është kusht skualifikues. Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.