Apple ndjek gjurmët e rivalëve dhe po përgatitet të hedhë në treg iPhone e parë dual sim, pra me mundësinë për të pasur dy skeda të dy operatorëve telefonikë në të njëjtin smartphone. Fjalët “dual sim” janë zbuluar nga një faqe e specializuar 9to5Mac (me një version të ri beta të sistemit operativ të iPhone, iOS 12).
Tani mbetet të kuptojmë se ku do të jetë i pranishëm ky funksion i ri – tek iPhone X, iPhone X Pplus me ekran Oled 5,8 dhe 6,5 inç apo te iPhone më ekonomik iPhone 9 i cili do të ketë ngjyra të ndryshme dhe ekran LCD 6,1 inç – apo te të tre modelet të cilat parashikohen të dalin në vjeshtë.
Sipas një parashikimi të analistit të njohur Ming-Chi Kuo, disa muaj më parë, kjo risi duhet të jetë e pranishme te modeli i fundit, iPhone 9 (me ekran LCD 6,1 inç).