Muaji 2013 ka rregjistruar një rritje tepër dinamike të të ardhurave nga renta minerare në vend. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të ardhurat nga renta arritën në rreth 6.6 miliardë lekë në fund të muajit tetor 2013.
Kundrejt një viti më parë rritja e shënuar është rreth 40%. Kjo taksë ka shtuar vazhdimisht peshën në buxhetin e shtetit si pasojë e shtimit të eksporteve të produkteve të nëntokës që janë në fakt edhe grupmallrat që paguajnë rentë.
Në 3-4 vitet e fundit zgjerimi I të ardhurave nga renta ka qenë shumë I shpejtë, në 50-100% nga viti në vit.
Shkaku kryesor që po con në rritjen e saj janë eksportet e naftës jashtë vendit, që zënë edhe peshën kryesore të eksporteve shqiptare. Nafta që nxirrret e më pas ekportohet nga kompania kanadeze Bankers Petroleum në Patos-Marinëz është shtuar falë invstimeve të kryera.
Të ardhurat nga renta pritet të rriten edhe më tej në muajt në vijim, në kushtet kur kjo kompani ka planifikuar shtim të mëtejshëm të eksporteve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.