Shitjet e makinave evropiane u rritën 6.1 për qind në vit vit në shtator, duke përfituar nga një ditë shtesë e shitjeve në krahasim me 2013 dhe me markat si Volksëagen dhe Ford që kanë përfituar nga shitje më të forta në Gjermani, Francë dhe Itali.
Tregu i makinave në Evropë ‘preku fundin’ vitin e kaluar, fundi i një rënie ekonomike gjashtë-vjeçare, dhe ka njoftuar rritje për 13 muaj radhazi. Por rimëkëmbja vijon ende të kërcënohet nga besimi i dobët i konsumatorit dhe pasiguritë gjeopolitike në Rusi dhe në vende të tjera dhe analistë paralajmëruan se rritja ka të ngjarë të ngadalësohet gjatë tremujorit të katërt.
Rregulluar për ditën shtesë të shitjes këtë vit, dorëzimet evropiane u rritën me një shifër modeste prej1.3 për qind krahasuar me muajin shtator 2013, dhe mund të bien lehtazi në tremujorin e katërt, krahasuar me një periudhë të forte të një viti më parë, tha Arndt Ellinghorst, analist me bazë në Londër me ISI Group.
‘Ne i bëjmë thirrje investitorëve të reagojnë me kujdes,’ deklaroin Ellinghorst. ‘Situata është ende e vështirë, ka vetëm impulse të butë’ që udhëheqin rritjen e tregut të makinave. Në gusht, rritja ishte 1.8 për qind në terma vjetor.