■ PREZANTIMI: mars
■ NË SHITJE: qershor
ÇFARË ËSHTË
Seria e pestë e modelit të segmentit B që debutoi në vitin 1984 (disenjatori i të cilit ishte Giorgetto Giugiato), Seat-i i parë i epokës Volkswagen. Gjenerata aktuale, prezantuar në fund të 2008, e ka dorëzuar kurorën prej “modeli më të shitur” të markës tek motra më e madhe Leon.
SI ËSHTË NDËRTUAR
E ndërtuar mbi platformën Volkswagen Mqb në versionin A0 (ajo më e vogla), është në fakt e para në grup e pajisur: duke mundur kështu edhe modelin Polo, i cili nuk do të vijë në treg para fundvitit (shih djathtas). Rritet në përmasa në krahasim me gjeneratën e kaluar, duke arritur 4 metra e 10 centimetra (6 cm më shumë) dhe i shkel syrin modelit Leon në kontekst të stilit. Midis motorëve të benzinës, i pranishëm motori 1.0 me tre cilindra turbo TSI, ndërsa për sa i përket motorëve diesel varianti 1.4 pritet t’i lërë vendin variantit 1.5 litra. I dukshëm evolucioni i sistemit infotainment, për të krijuar një ndërlidhje më të lehtë dhe zgjerimin e ofertës së pajimeve të sigurisë.
PSE ËSHTË E RËNDËSISHME
Ky ishte modeli Seat më i shitur deri në vitin 2015, që synon të rimarrë vendin e parë falë përmbajtjes të një niveli të lartë. Ky është çelësi për rritjen e markës spanjolle.
DO TË PËRBALLET ME …
■ PREZANTIMI: mars
■ NË SHITJE: korrik
Në qoftë se në shumicën e modeleve të tregut shtohen disa centimetra në çdo ndryshim të gjeneratës, në modelin e ri Swift, sipas burimeve të besueshme, do të shkohet në drejtimin e kundërt, duke shkurtuar pak gjatësinë e serisë aktuale(3 metra e 85 cm).
Megjiithatë, do të zgjaten
karrexhatat, duke rritur praninë në rrugë. Poshtë veshjes së rinovuar, por të dallueshme, pritet motori me tre cilindra 1.0 turbo Boosterjet dhe varianti mild-hibrid nga Baleno.
■ PREZANTIMI: shtator
■ NË SHITJE: fund viti
Pavarësisht përmasave më të mëdha, modeli i ri Polo (seria e gjashtë) do të peshojë më pak versioni aktual. Merita e platformës Mqb A0 (të njëjtën me motrën-rivale Ibiza), e cila sjell me vete përmirësimin e manovrueshmërisë, njësi motorike të reja(ndër të cilat, mbase, një variant mild-hibrid me impiant 48 volt) dhe asistencë më të lartë në drejtim se në versionin Polo aktual.
ALTERNATIVA
■ PREZANTIMI: qershor
■ NË SHITJE: shtator
Modeli 500L, duke iu shmangur konceptit origjinal prej Suv, që shtrihet ndërmjet grupeve B dhe C dhe me formulën multihapësirë, i nënshtrohet një ristilimi, duke u përqendruar në ndryshime të vogla stilistike. Prezantuar në vitin 2012, ka përshtatur fenerët e përparmë dhe të pasëm, parakolpin dhe grilën me paraqitjen estetike të derivuar nga ristilimi i modelit 500.
SEKTORI I MAKINAVE TË VOGLA DO TË GJALLËROHET NGA KONKURRENCA QOFTË BRENDA ASHTU EDHE JASHTË GRUPIT VW
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.