Agjencia e kontrollit të trafikut ajror, SMATSA, pret që të fitojë më shumë se 68 milionë euro nga taksat e fluturimit në vitin 2015, pasi disa nga kompanitë e mëdha ajrore europiane zhvendosën‘shtigjet’ e fluturimit mbi Serbinë dhe Malin e Zi, për shkak të konflikteve të armatosura në Ukrainë.
Sipas një raporti të SMATSA përgatitur për qeverinë e Malit të Zi, agjencia pret qënumri i fluturimeve,të cilat përshkojnë hapësirën ajrore mbi Serbinë dhe Malin e Zi, të rritet me rreth 8% për shkak të ridrejtimit.
Të ardhurat totale të agjencisë nga terminalet, pilotët e trajnimit dhe kontrollet e fluturimit dhe mirëmbajtja e avionëve janëparashikuar në 106 milionë euro në vitin 2015.
“Situata në Ukrainë do të ndikojë në ndryshimin e kursit të një numri të madh fluturimesh nëkontrolltë SMATSA”, – thuhet në raport.
SMATSA është i vetmi institucion i përbashkët i Serbisë dhe Malit të Zi që vijon të funksionojëpas ndarjes së dy vendeve në 2006, kur Mali i Zi rifitoi pavarësinë e tij.
Bazuar në Beograd, Serbi, ajo është gjithashtu përgjegjëse për hapësirën ajrore të pjesës jugore të Adriatikut dhe për 55% të hapësirës së sipërme ajrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.
SMATSA pret të fitojë rreth 6 milionë euro nga fluturimet mbi Bosnjë dhe Hercegovinë këtë vit.
Mbyllja e hapësirës ajrore mbi Ukrainën Lindore të përfshirë në konflikt të armatosur që nga vera e kaluar, ka nxjerrë nga përdorimi korridorinpopullor ajror që lidh Europën Perëndimore me Lindjen e Mesme dhe Azinë.
British Airways, Qantas dhe Cathay Pacific bëjnë pjesë në mesin e linjave ajrore që kanë ndryshuar kurs që nga korriku i kaluar rreth zonës ku një aeroplan malajzian u godit në Ukrainë.
Pasi MH17, me kapacitet prej 298 personash, u rrëzua si rezultat i dyshimit për goditje me raketë, kompanitë që operonin në fluturime nga Frankfurti, Amsterdami, Parisi dhe Londra ridrejtuan fluturimetdrejt Lindjes sëLargët drejt korridorit jugor që fluturon mbi Hungari, Bullgari dhe Rumani.