Presidenti i Shteteve të Bashkuara po propozon reduktimin e normës së taksave për biznesin dhe t’u ofrojë kompanive shumëkombëshe mundësi për të transferuar fitimet në vend, sipas zyrtarëve.
Ai do të propozojë reduktimin e taksës mbi të ardhurat për korporatat në 15% nga 35% dhe do të mundësojë fitimet e gjeneruara jashtë me një normë takse 10% nga 35% që është tani.
Propozimi i Trump nuk do të përfshijë taksën e diskutueshme mbi importet që ishte një nga propozimet e mëparshme të republikanëve, si një mënyrë për të kompensuar humbjet që do të vijnë nga reduktimi i taksës mbi të ardhurat.
Plani nuk pritet nga analistët që të përfshijë ndonjë propozim për shtimin e të ardhurave të reja për të kompensuar humbjen nga reduktimi i taksave, dhe kështu, nëse do të miratohej ulja e tyre, deficiti do të rritet me miliarda dollarë.
Trump gjithashtu mund të heqë normën individuale tatimore më të lartë prej 33%, të shfuqizojë taksat alternative minimale mbi pasuritë e paluajtshme dhe të ulë taksat për klasën e mesme, thanë analistët.
Nëse Trump do të përfshijë dispozita që mund të tërheqin votat demokratike, si një propozim për financimin e shpenzimeve të infrastrukturës ose një kredi tatimore për kujdesin e fëmijëve, siç është propozuar nga vajza e tij Ivanka, mbetet ende subjekt i spekulimeve.