Në gjashtë muajt e parë të vitit sigurimet e Jetës zunë vetëm 7.4%, duke e bërë peshën e tyre pothujase të pandjeshme në treg. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se ku treg për periudhën janar – qershor 2015 erdhën në rënie me rreth 15.5%, duke kapur në total shifrën e rreth 385 milionë lekëve.
Por nuk kanë ndjekur këtë treg negativ pagesat e dëmeve, që sipas të dhënave të AMF-së për periudhën 6-mujore të këtij viuti krahasuar me janar-qershor 2015 u rrit me rreth 188% duke arritur në vlerën e rreth 109 milionë lekëve.
Rikuperimi i lehtë i kreditimit nga ana e bankave ka bërë që klasa më e rëndësishme e tregut të Jetës, siç është Jetë Debitori të rritet me rreth 6%.
Rritje kanë pasur edhe primet e “ Jeta dhe shëndeti në udhëtim” me rreth 12.4%.
Sa i përket sjelljes së tri shoqërive që veprojnë në këtë treg primet e shkruara bruto të tyre shënuan rënie të ndjeshme, ku bie në sy rënia me rreth 58.3% e kompanisë me kapital shtetëror INSIG. Kjo rënie ndikoi në humbjen ndjeshëm të terrenit në treg. Në periudhën janar – qershor 2015, INSIG zinte në treg rreth 7% nga rreth 14% që zinte një vit më parë. Ndërsa Sigal Life Uniqa Group Austria edhe pse shënoi rënie të lehtë të primeve gjatë 6-mujorit (3.4%), pesha ndaj totalit të tregut u rrit duke shkuar në rreth 70%.
Grafik 1: Sigurimi i Jetes, 2014, Burimi: AMF
Grafik 1: Sigurimi i Jetes, 2015, Burimi: AMF
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.