Tregu i sigurimeve të “Jetës” nuk po gjen qetësi. Ndërsa në fund të qershorit të ardhurat u rritën me 4.4%, në fund të korrikut (7-mujori) ato ishin 5.1% më pak se e njëtja periudhë e një viti më parë ose në total 520 milionë lekë.Edhe numri i kontratave gjatë të njëjtës periudhë pësoi rënie me rreth 3%. Ecuri pozitive patën vetëm dëmet e paguara nga shoqëritë me rreth 37%.
Produkti i “Jetë debitori” edhe gjatë 7-mujorit 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë pati rënie të primeve të shkruara bruto me rreth 17%.Kjo reflekton sjelljen e huadhënies në sistemin bankar.
Sa i përket ecurisë së primeve të shkruara bruto sipas shoqërive, të dhënat e AMF-së tregojnë se vetëm Sicred pati rritje me rreth 3% gjatë periudhës janar – korrik 2016 krahasuar me të njëjtën e vitit paraardhës. Kjo ecuri ndikoi në rritjen e lehtë të peshës në treg, duke e çuar në 25.2% nga 23.3% që ishte në korrik 2015.
Sigal Life Uniqa Group Austria, primet e së cilës u ulën me rreth 7%, ndikuan në reduktimin e peshës ndaj totalit në67.7%.
Më e thellë ishte rënia e të ardhurave për ish-kompaninë shtetërore të sigurimeve INSIG, që tashmë është blerë nga Eurosig. Në korrik 2016 primet u ulën me rreth 15% në krahasim me korrikun 2015, ndërsa pesha ndaj totalit u ul në 7% nga rreth 8% që
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.