Qeveria sllovene ka miratuar planet për kompaninë e saj kombëtare, Adria Airways, për ‘leaseback’ (transaksion financiar sipas së cilit aseti i shitur i jepet sërish me qera shitësit origjinal për një periudhë afat-gjatë), dy aeroplanët Bombardier CRJ900 në mënyrë që linja ajrore të stabilizojë financat e veta dhe të paguajë borxhin. Muajin e kaluar, transportuesi slloven pati probleme likuiditeti, periudhë gjatë së cilës një pjesë e e stafit nuk arriti të marrë pagat në kohë.
Marrëveshje të tilla janë të zakonshme në industrinë e aviacionit, ku avionët i shiten një tjetër pale dhe më pas pronari i mëparshëm i merr menjëherë me qera. Paratë e siguruara nga shitja do të përdoren për të shlyer kreditë dhe në vzhdimësi do të forcojnë likuiditetin e kompanisë dhe vlerësimin e kreditit, sipas Adria-s.
Pavarësisht rënies në çmimet e karburantit, Adria thotë se shpenzim i saj kryesor është karburanti, ndërsa shpenzimi më i madh i dytë janë detyrimet e navigacionit ajror nga Slovenian Air Traffic Control (Kontrollit Slloven i Trafikut Ajror).