Sophia është një ndër robotët që i ngjan më shumë njeriut, i realizuar ndonjëherë. Është roboti më i avancuar i “familjes” Hanson Robotisc, ndër kompanitë më të njohura amerikane në këtë fushë.
Në zhvillimin e Sophia-s ka dhënë ndihmesën e tij edhe shkencëtari japonez Hiroshi Ishiguro.
Roboti Sophia është një android femër, në gjendje të simulojë 62 shprehje të ndryshme të fytyrës. I realizuar me një gomë silikoni të veçantë, Sophia ka një pamje kaq njerëzore sa të mahnit. Për të realizuar disa nga tiparet e Sophia-s, krijuesit janë frymëzuar nga Audrey Hepburn.
Sophia shikon nëpërmjet dy mikrokamerave të instaluara tek sytë që e lejojnë atë të vendosë një kontakt vizual me bashkëbiseduesin dhe të kuptojë gjendjen shpirtërore.
Falë software të Inteligjencës Artificiales, është në gjendje të bisedojë si të ishte një njeri i vërtetë: aftësitë gjuhësore përmirësohen me ndërveprimin dhe mund të kujtojë përmbajtjen e bisedave të mëparshme.
Për herë të parë, një vend i ka dhënë qytetarinë një roboti. Është Arabia Saudite që i ka dhënë njohjen prestigjioze Sophia-s, androidit që, sipas krijuesve të saj, i ngjan Audrey Hepburn.
I projektuar nga Hanston Robotisc, kompani në Hong Kong, roboti “ka më shumë të drejta se shumica e grave” – komentojnë me sarkazëm përdorues të rrjeteve sociale.
Ceremonia për dhënien e qytetarisë u zhvillua në fund të tetorit, gjatë forumit «Future investment initiative» në Riad.
Sophia u mor në intervistë nga gazetari amerikan Andrew Ross Sorkin. Gjatë bisedës, Sophia shfaqi gjithë aftësitë e saj, madje edhe ato emocionale. Sophia qesh kur është e lumtur dhe vrenjtet në fytyrë kur është e trishtuar.
“Duhet të shpreh emocione për të kuptuar njerëzit dhe të krijojë besim tek ta” – tha Sophia.