Super të pasurit e Sillicon Valley i drejtohen Zelandës së Re për të shpëtuar nga Apokalipsi

29/01/2017 5:12 PM 0 komente

Në konventën e partisë Republikane në Cleveland korrikun e kaluar, donatori i Trump, Peter Thiel, shpalli veten “mbi të gjitha, krenar të jetë një amerikan”. Kështu, që erdhi si diçka e papritur për Zelanden e Re kur zbuloi se bashkëthemeluesi i PayPal dhe anëtari i bordit të Facebook iu bashkua një grupi në rritje të amerikanëve të pasur që kërkojnë një strehë nga një apokalipsi i mundshëm global, shkruan britanikja e njohur ‘The Guardian’.

Është zbuluar kohët e fundit se Thiel ka blerë një pronë prej 4.5 milionë paund pranë qytetit të Zelandës së Re, Wanaka, në vitin 2015. Kur gazetari i New Zealand Herald, Matt Nippert, pyeti pse Thiel ishte lejuar të blinte tokë në një zonë që klasifikohet “e ndjeshme” pa leje nga Zyra e Investimeve Jashtë vendit, iu tha se kjo nuk ishte e nevojshme – Thiel ishte tashmë një qytetar prej vitit 2011.

 

Ai nuk është i vetëm. Raportet e fundit nga Bloomberg dhe New Yorker sugjerojnë dhjetra, në mos qindra,  futuristë të Silicon Valley, që në fshehtësi janë duke u përgatitur për fundin e botës. Këta njerëz që janë frikësuar dhe shpresojnë ti mbijetojnë Apokalipsit, po furnizohen memallra të qëndrueshëm. Duke investuar në monedha ari të ngurta. Duke i mbajtur helikopterët gati për nisje. Duke blerë apartamente në bunkerë që i rezistojnë bombave bërthamore. Dhe në qoftë se një skenar i zi shpaloset, shumë prej tyre kanë një rrugë për të shpëtuar tashmë në mendje: në jug, jug, të gjithë rrugës për në Zelandën e Re.

Nëse ju doni të shpëtoni nga apokalipsi, nuk ka vend më të mirë. Kur pjesa tjetër e botës është duke shpërthyer, izolimi –që  shpeshherë mendohet të jetë dobësia e madhe të Zelandës së Re – mund të bëhet forca e saj e madhe. Kombi Ishull është shumë larg për t’u pushtuar, dhe ndahet nga vendi më i afërt nga Deti Tasman me gjerësi 2,800km dhe ka qenë larg pasojave të ndryshimeve klimaterike.

 

Liderët e teknologjisë duken veçanërisht të joshur nga reputacioni që ka Zelanda e re ndaj Armagedon. Bashkë-themeluesi i LinkedIn, Reid Hoffman, i tha New Yorker se përmendja e emrit të këtij vendi ishte bërë një lloj kodi në Silicon Valley. “Duke thënë se ju jeni ‘duke blerë një shtëpi në Zelandën e Re” është një lloj sinjali, mos thuaj më shumë “, tha ai.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Robert Johnson, president i Institutit të të Menduarit të Ri Ekonomik, tha se ai njihte “menaxherë të fondeve në të gjithë botën të cilët janë blerë toka dhe ferma në vende si Zelanda e Re, sepse ata mendojnë se ata kanë nevojë për një vend shpëtimi”.

 

Një sipërmarrës ka vlerësuar se 50% e kolegëve të tij kanë blerë prona në Zelandën e Re ose diku tjetër. Shifrat nga viti 2016 tregojnë se blerësit amerikanë ishin të dytët, pas australianëve në sipërfaqen e tokës së Zelandës së Re, që ata kanë blerë. Në një vit deri në qershor të vitit të kaluar, 1,288 amerikanë fituan vendbanim në Zelandën e Re, ndërsa për 11.873 të tjerë janë lëshuar viza pune apo studentore.

“Njerëzit duan të ikin nga aty ku ata janë, dhe ata mendojnë se Zelanda e Re është e sigurt”, ka thënë agjenti i emigracionit të Auckland, David Cooper, për Bloomberg, duke shtuar se Zelanda është një vend i mirë për t’u strehuar ku “bota po shkon në ferr “.

Ankthi mbi presidentin e ri të SHBA-ve duket se ka bërë që shumë amerikanë të shikojnë mundësinë e Zelandës së Re – dhe jo vetëm të pasurit e Silicon Valley. Në 48 orë pasi Trump u zgjodh, faqet e internetit të emigracionit nga Zelanda e Re panë një një rritje 2,500% të trafikut. Faqja e emigracionit në  Zelandën e Re ka marrë 88,353 vizita nga SHBA – nga deri nga 2300 vizita në ditë më parë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz