Investitorët e huaj vazhdojnë ta shohin Turqinë si një vend me mundësi, pavarësisht problemeve të forta ekonomike dhe uljes së klasifikimit nga Moody’s.
Timothy Ash, ekspert i strategjisë së kreditimit për Europën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën në Nomura International, thotë se se nuk do të ketë përkeqësim të klasifikimit të ekonomisë turke.
“Një pjesë e madhe e investitorëve të huaj vuan peshën e rreziqve të ekspozuara dhe kjo u pasqyrua në treg”.
Shifrat kryesore të ekonomisë turke si: niveli i ulët i borxhit publik, rritja ekonomike, kërkesa e tregut të brendshëm janë tregues që garantojnë investimet afatgjata. Ndërsa ndikimi negativ i uljes së vlerësimeve nga agjencitë ndërkombëtare është i kufizuar.
Në të kaluarën, Turqia nuk ka pasur probleme me pagesën e borxheve tëjashtme, konfliktet rajonale nuk kanë prodhuar vështirësi të pakapërcueshme.
Orhan Okmen, kreu i Japan Credit Rating (JCR) Eurasia, thotë se pavarësisht situatës: “Turqia është ende një vend i dukshëm për sytë e investitorëve”.