Turqia tërhoqi vetem 160 milion dollarë në investime të huaja direkte (IHD) nga SHBA në nëntë muajt e parë të 2014, deklaroi presidenti i Bashkimit të Dhomave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë (TOBB).
Shifra arrin në vetëm 3 për qind të investimeve të përgjithshme të huaja direkte prej 5.6 miliard dollar të Turqisë, tha në 18 nëntor shefi i TOBB Rifat Hisarciklioglu.
Dhoma amerikane e Tregtisë ka hapur zyrën e saj rajonale në Stamboll me qëllim përforcimin e lidhjeve ekonomike me Turqinë dhe vendet e tjera në rajon.
Hisarciklioglu tha se përpjekjet e vazhdueshme për ta bërë Turqinë qendër për korporatat globale në rajon do të forcohen falë kësaj zyre.