Edhe mëngjesin e kësaj të marte aksionet aziatike shënuan rritje.
Kështu indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 1.1 për qind, duke lënë pas kështu nivelin e saj të ulët të shënuar të premten e kaluar ku ra në nivelin e tij më të ulët që prej 11 dhjetorit.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut u rrit me 0.65 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 1 për qind.
Të vetmit që shënuan humbje ishin indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225 dhe indeksi i aksioneve të Toprix, të cilët shënuan një rënie me 0.7 për qind dhe 0.9 për qind secili.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.