Vendet e lira të punës në Londër në rënie drastike, nën ndikimin e Brexit

11/01/2018 8:49 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Vendet e lira të punës në industrinë e financave të Londrës ranë në 52 për qind në dhjetor, sipas një sondazhi, shkruan Bloomberg.

Firma e rekrutimit Morgan McKinley ia atribuon këtë dukuri sezonit të festave dhe tha se gjetjet e sondazhit të tij nënvizuan “Brexodus” nga qyteti – veçanërisht pasi që kishte edhe një rënie prej 37% në vendet e punës, nga viti në vit.

“Në dhjetor, qyteti është i zënë me festat e pushimeve,” tha drejtori i Operacioneve, në raport, të botuar të enjten. “Por për mua, një rënie e tillë ‘sizmike’, është alarmante.”

Morgan McKinley citoi zhgënjimin e firmave sa i përket mungesës së përparimit në arritjen e marrëveshjes së divorcit të Britanisë. Sipas tyre, është rritur numri i vizave të punëtorëve të kualifikuar që kërkojnë të ikin jashtë. Nga ana tjetër, Goldman Sachs Group Inc., Deutsche Bank AG dhe Bank of America Corp mendojnë të largojnë aktivitetin e tyre, larg Londrës, në favor të qyteteve të tilla si Frankfurt dhe Paris, në rast të një Brexit pa marrëveshje.

Kishte një rënie prej 30% të numrit të profesionistëve të Londrës që kërkonin vende të lira pune në dhjetor, citon raporti i Morgan McKinley.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz