Halloween-i jo domosdoshmërisht duhet të jetë i frikshëm në çdo detaj.
Amerikanët parapëlqejnë ta festojnë duke shpenzuar qindra apo edhe mijëra dollarë në kostume që mbartin një simbolikë, edhe pse jo të vulosura me “horrorin”.
Yahoo.com ka bërë një renditje të 10 kostumeve më të shtrenjta që qarkullojnë në faqet online.
Në krye të listës qëndron kostumi përfaqësues i Star Wars ndërkohë që të jeni një “zotëri fantazmë” është më ekonomiku.
1. Kostumi i Gene Simons, një këngëtar dhe basist amerikan për cover-in e albumit Kiss konsiderohet ndër kostumet e shtrenjta, me një mesatare prej 204 dollarësh.
2. Zotëria fantazmë është një tjetër kostum kreativ, i gjithi i bardhë por me detaje, kushton 120 dollarë.
3. Personazhi i Star Wars, një sukses i padiskutueshëm ndër vite nuk mund të mungojë mes kostumeve të parapëlqyer për Halloween por edhe relativisht i shtrenjtë, me vlerë 1963 dollarë.
4. Maskoti kangur është një kostum pellushi që do t’ju kushtojë 986 dollarë. Edhe pse aspak i frikshëm në pamje, në çmim edhe mund të konsiderohet disi i tillë.
5. Elvis Presly një ikonë e muzikës, konsiderohet si një kostum i zakonshëm që nuk mungon në Halloween-et amerikane. Ju mund të jeni një Elvis Presly për vetëm 398 dollarë por kjo vetëm në aparencë (jo në zë)
6. Vampirët e Versajës, një kostum i veçantë kushton vetëm 140 dollarë, por ka arritur të renditet në 10-shen e kostumeve më të shtrenjta në internet.
7. Kostumi i Petter Rotentail, një personazh i marrë nga filmat horror, kur një magjistar bëri një marrëveshje me forcat e errëta, kushton 404 dollarë.
8. Supermen një nga personazhet më të dashura të fëmijëve, por edhe të rriturve, nuk mund të mungojë në listën e kostumeve më të shtrenjta. Pelerina dhe kostumi kushtojnë 642 dollarë por për të fluturuar do t’ju duhen shumë më shumë sesa kaq para.
9. Një divë pirate, është një zgjedhje që nuk mund t’i shpëtoni. Kushton vetëm 250 dollarë. Është më tepër një kombinim joshës sesa frikësues dhe ndoshta kjo është arsyeja pse pëlqehet.
10. Zonja e Jashtëzakonshme, ju mund të ktheheni në një të tillë për vetëm 324 dollarë. Përfshin edhe pak mister.