Atletico Madrid ka ofruar 126 milionë euro për lojtarin e ri portugez João Félix. Oferta është zyrtarizuar nga Benfica, e cila dha një deklaratë zyrtare për të bërë të njohur propozimin e klubit spanjoll.
“Lo Sport Lisboa e Benfica – Futebol, SAD (“Benfica SAD”) deklaron se klubi i Atletico Madrid ka bërë një propozim për blerjen e të drejtave sportive të futbollistit João Félix Sequeira prej 126 milionë eurosh, e cila po analizohet” – lexohet në një deklaratë për tregun e aksioneve në Portugali.
“Për më tepër, ju informojmë se vlera e propozuar mbi klauzolën e ndërprerjes parashikon koston financiare në lidhje me pagesën e planifikuar me këste në propozimin aktual. Në rast se Benfica pranon propozimin e paraqitur, shuma neto që do të marrë nga Atletico Madrid në datën e transferimit të të drejtave sportive do të arrijë € 120.000.000.
126 milionë eurot e ofruara nga Atletico Madrid për talentin e Benfica-s ndryshojnë klasifikimin e transferimeve më të shtrenjta në histori, ku në krye është Neymar, në kuotën e 222 milionë eurove.
1.Neymar, 222 milionë (nga Barcelona te PSG në 2017)
2.Kylian Mbappé, 180 milionë (nga Monaco te PSG në 2018)
3.Philippe Coutinho, 120 milionë + 40 bonus (nga Liverpool te Barcelona në 2018)
4.Joao Felix, 126 milionë (nga Benfica te Atletico Madrid në 2019). Mungon zyrtarizimi
5.Cristiano Ronaldo, 112 milionë (nga Real Madrid te Juventus në 2018)
6.Ousmane Dembélé, 105 milionë + 40 bonus (nga Borussia Dortmund te Barcelona në 2017)
7.Paul Pogba, 105 milionë + 5 bonus (nga Juventus te Manchester United në 2016)
8.Neymar, 103,5 milionë (nga Santos te Barcelona në 2013)
9.Gareth Bale 101 milionë (nga Tottenham te Real Madrid në 2013)
10.Eden Hazard, 100 milionë + 30 bonus (nga Chelsea te Real Madrid në 2019)