EXPOCITY ALBANIA
EXPOCITY ju fton në eventin e radhës “MEDITERRAN” – FOOD & DRINK FESTIVAL i cili organizohet në datat 12 – 15 Nëntor 2015
Festivali i Ushqimit dhe Pijeve Mesdhetar, është projektuar për të promovuar traditën, përsosmërinë dhe inovacionin në industrinë ushqimore Mesdhetare. Festivali i Ushqimit dhe Pijeve “MEDITERRAN” do të jetë një përzierje unike e ushqimit dhe pijeve nga prodhues të specializuar.
Ky është një shans për të festuar risinë dhe traditën.
Në dukje, risitë e teknologjisë se prodhimit Agro-Ushqimore, përmbysin prodhimin tradicional, duke na dhënë produkte tërësisht të reja, risi në paketim dhe qëndrueshmëri të produkteve. Por ajo që ende në ditët e sotme kërkohet dhe që duhet ruajtur me fanatizëm, janë produktet Bio të prodhuara në mënyre artizanale.
Një festival kombinimesh: si turshitë, glikotë, peshku, mishi, brumrat, ëmbëlsirat, pijet freskuese e alkolike, për të frymëzuar dhe kënaqur shqisat e konsumatorit.
Ky event vjen në kohën e duhur, fillimi i vjeshtës, pas përfundimit të të vjelave, prodhimit të verës – vajit – mjaltit- etj si dhe përgatitjes së zaireve për dimër.
Në MEDITERRAN – FOOD & DRINK, ju do të gjeni kompani nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia, Maqedonia që prodhojnë, exportojnë, importojnë produkte ushqimore e pije.
Kush janë vizitorët?
- Shërbimet e ushqimit dhe mikpritjes; hotele, kafeteri, shtëpi pritjeje, hotele dhe restorante për pushime, parqe, pub.
- Shitës me pakicë; dyqanet e fermave dhe grosistët, supermarkete dhe dyqanet e pavarura.
- Sektori publik; nga institucione të tilla si shkolla, kolegje, spitale dhe administrata.
- Vizitor të thjeshtë e dashamirës të ushqimit dhe pijes
Nuk do të mungojnë edhe aktivitete të shumta gjatë të katërta ditëve të këtij panairi. Çdo ditë do të ketë tematika të ndryshme për të cilat do të ketë të ftuar dhe specialistë të fushës.
Ju presim për të festuar së bashku hyrjen e sezonit të ri me degustime në ushqime e pije.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.