147 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit me Covid-19 nga 830 testime të kryera, ndërsa rezultojnë të shëruar 53 qytetarë.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, dy raste në Kurbin, Elbasan, Lushnjë, Gjirokastër, dhe nga një rast në Durrës, Vau i Dejës e Selenicë”.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Dy persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin në total të viktimave që nga fillimi i epidemisë në 321.
“Betejën e kanë humbur dy qytetarë, një 59 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani”.
Për statistikat më të fundit, klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.