Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 raste në Tiranë, 5 në Krujë, 6 në Shkodër, 4 në Vlorë, 3 në Fier dhe Pogradec, dy Kukës dhe Lezhë, 1 rast në Durrës dhe në Përmet.
Një paciente 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. 70 vjeçarja vuante nga një formë e rëndë e leukozës.
Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 është i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.