Zakone të këqija të cilat duhet t’i eliminoni sa më parë

01/11/2016 2:30 PM 0 komente

Çdo njeri është rezultat i zakoneve të mira dhe të këqija të marra së bashku. Ku zakonet (veset) e këqija ju pushtojnë ato kthehen në pengues të rrugës suaj drejt suksesit.

Pesha e veseve është shumë e lehtë në fillim, vetëm se në fraksion sekonde, sa hap e mbyll sytë, ajo bëhet e papërballeshme – Warren Buffett

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Pensilvanisë, të drejtuar nga psikologët Angela Duckworth dhe Martin Seligman, njerëzit me vetëkontroll të lartë ishin më pak të prekur nga vese të ndryshme, prandaj që të hiqni dorë prej tyre duhet të përpiqeni të rrisni sa më shumë vetëkontrollin.

1.Përdorimi i celularit dhe i tabletit orë e çast.

Ky është një prej veseve më të përhapur të një shumice njerëzish të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë dëmin që një ves i tillë i shkakton. Pjesa më e madhe e njerëzve përdorin aplikacione të ndryshme si një mënyrë për t’u çlodhur, por pa e kuptuar dëmin që i bëjnë vetes, sepse kjo gjë rrit në maksimum lodhjen syve, sidomos nëse më pas keni për të punuar ende përpara kompjuterit.

2.Navigimi në internet në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas disa studimeve të fundit, mesatarisht duhen rreth 15 minuta kohë për të kuptuar tamam se me çfarë ka të bëjë një informacion, p.sh., leximi dhe kuptimi i një lajmi në rrjetet sociale kërkon mesatarisht 15 minuta kohë. Imagjinoni nëse t’ju duhet edhe të kërkoni për një lajm të caktuar dhe më pas ta lexoni atë, pra do të harxhonit dyfishin ose edhe trefishin e kohës. Prandaj këshillohet që navigimin në faqe të ndryshme në internet ta zvogëloni sa më shumë të mundeni sepse do t’i kursenit vetes kohë shumë të çmuar.

3. Të kontrolloni celularin kur jeni duke biseduar me dikë tjetër.

Asgjë nuk është më fyese se sa kontrollimi i celularit ndërkohë që ju jeni duke biseduar me dikë tjetër përballë jush. Nëse jeni duke biseduar me dikë ju duhet të përqendroheni vetëm në atë bisedë dhe të mos e ndërprisni atë duke e fokusuar vëmendjen diku tjetër, sepse personi që keni përballë mund të fyhet.

4.Sinjalizim nga rrjete të ndryshme.

Sinjalizimet apo njoftimet nga rrjete të ndryshme si p.sh., një e-mail i ri apo një mesazh i ri në rrjetin social WhatsApp, Viber apo Facebook janë mankthi i një rendimenti të lartë. Nëse ju e shkëpusni vëmendjen nga puna që jeni duke bërë sa herë që ju vjen një sinjalizim i ri, nuk do arrini të përfundoni asnjë punë në kohën e duhur.

5. Të thuash gjithmonë “po” edhe atëherë kur duhet të thoni “jo”.

Sipas një studimi të kryer nëUniversitetin e Kalifornisë në San Francisko rezultoi se sa më të vështirë ta keni për të thënë “jo” aq më të shumta janë gjasat që ju të akumuloni stres, aq sa mund të kalojë deri në depresion. Të thuash “jo” është një sfidë për një pjesë të madhe njerëzish. “Jo-ja” është një fjalë e fuqishme ndaj së cilës nuk duhet të keni frikë. Zakonisht njerëzit emotivë përdorin shprehje të tilla si “Nuk mendoj se”, “Nuk jam i sigurt” sepse i druhen përdorimit të fjalës “jo”. Të thuash “jo” nuk do të thotë që nuk je i aftë të marrësh përsipër një detyrë të re, por që nuk ke kohën e mjaftueshme për ta përmbushur atë detyrë dhe më mirë të thuash “jo” sesa të lësh pas dore edhe detyra të tjera.

6. Të merrni me shumë gjëra njëherësh

Çdo detyre duhet t’i kushtohet koha që i takon, askujt nuk duhet t’i merret nga koha e saj në funksion të diçkaje tjetër, sepse prandaj ekziston edhe ndarja e detyrave të ndryshme sipas prioriteteve. Këshillohet gjithashtu që të mos merreni me shumë gjëra njëherësh sepse kjo bëhet shkak i keqkuptimeve të tilla si mungesë përqendrimi etj.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of