Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 2.1 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 ra me 1.22 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 2.72 për qind, duke shkuar në 20,749.75 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.21 për qind, në 3,034.51 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 2.16 për qind, në 2,040.22 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 2.32 për qind, duke shkuar në 26,146.67 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.