Ankohen naftëtarët e Kosovës: Jemi dëmtuar miliona euro nga shteti

16/11/2020 1:47 PM 0 komente

Naftëtarët e Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për tri udhëzime administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për sa i përket trupave inspektuese. Ata kanë thënë se shteti po i dëmton naftëtarët në këtë kohë pandemi me miliona euro.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, kanë mbajtur konferencë shtypi lidhur me udhëzimet e MTI-së, që po konsiderohen të padrejta nga kjo shoqatë.

Rukiqi ka thënë se udhëzimet që kanë ardhur në kohë të pandemisë kanë krijuar efekt financiar milionësh në dëme të bizneseve.

“Ne jemi të shqetësuar në zhvillimet që lidhen me vendimet e ndryshme në raport me kompanitë e sektorit privat, por kohëve të fundit me një vendimmarrje pa asnjë konsultë që po ndikon në sektorin e naftës. Në kohë pandemie janë tri masa të ndryshme që kanë efekte milionëshe në sektorin e naftës”, ka treguar ai.

Rukiqi ka thënë se pastrimi i rezervarëve duhet të bëhet përmes normave ndërkombëtare. Tutje ai ka thënë se këto udhëzime janë nënshkruar pa konsultë me shoqatën.

“Krijohet përshtypje që këto kompani kanë mjete pa kufij dhe me këto mendohet që duhet me u përmbush kërkesa e ministrive të ndryshme. Këto vendime e rrisin koston e operimit të tyre që në pandemi janë dëmtuar shumë. Në kohë të pandemisë kur ne kemi bërë përpjekjeje që të mos ketë ndëshkime, gjoba apo kërkesa për ndonjë taks shtesë, vijnë tri udhëzime brenda një viti që krijojnë efekt financiar milionësh në dëme të këtyre bizneseve. Udhëzimi për pastrimin e rezervuarve, ne nuk jemi duke kërkuar asgjë më shumë vetëm që të bëhet sipas normave ndërkombëtare. Nga një kosto 10 euro tash brenda pandemisë është nënshkruar udhëzimi administrativ nga 10 euro në 26 euro. Nëse vazhdon kjo praktikë pa konsultë atëherë nuk ka vendimmarrje vetëm në bllokim të institucioneve deri më veprime protestuese që mund të definohen më vonë. Ne do të kërkojmë takim me kryeministrin, se nëse qeveria merr vendim për uljen e barrierave dhe secila ministri i bien në mend diçka për me krijuar diçka të re kjo nuk funksionin dhe bizneset do të veprojnë sipas vendimeve adekuate që i ka”, ka thënë ai.

Kurse, kryetar i Shoqatës së natarëve Fadil Berjani ka kërkuar që udhëzimet e MTI-së të shfuqizohen.

“Neve na kanë detyruar të dalim në protestë se udhëzimet e fundit që janë nënshkruar janë bërë pa pëlqimin tonë dhe ne si shoqatë asnjëherë nuk kemi ik, pastrimi i rezervarëve për çdo tri vite askund në botë nuk bëhet, dhe ne kërkojmë që këto udhëzime të shfuqizohen”.

Berjani tha se udhëzimet janë nxjerrë nga MTI pa pëlqimin e naftëtarëve.

“Pastrimi i rezervarëve në çdo tri vjet nuk ndodh në asnjë vend të rajonit dhe më gjerë. Këto udhëzime administrative duhet sa më parë të shfuqizohen”, tha Berjani.

Ndërkaq, Tahir Zogaj nga një kompani e derivateve, theksoi se kalibrimi i rrjedhjes së derivateve tashmë është shtrenjtuar për 16 euro, dhe është i papranueshëm.

“MTI e ka bart këtë te disa kompani private që nuk kanë as mjete dhe e bëjnë pis kur e bëjnë kalibrimin dhe nuk kanë as mjete dhe kjo është rritur për 16 euro. Pastrimi i rezervarëve ne e kemi kundërshtuar dhe e kanë për çdo tri vite”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of