Ne fund te viteve ’90, Enron, nje nga kompanite me te medha boterore te energjise, e transformoi veten nga nje kompani energjie ne nje kompani te diversifikuar ne tregtime (shpesh virtuale). Si rrjedhoje filluan te kryheshin gjithnje e me shume transaksione mjaft te komplikuara dhe marreveshje qe mund te jene shume çorientuese per kedo qe nuk eshte kontabilist, ku shitje-blerjet mes njesive te kompanise e rrisnin artificialisht vleren e produkteve apo sherbimeve te tregtuara dhe duke u perpjekur te fshihnin humbje qe arrinin ne qindra milion dollare. Por kjo situate nuk mund te zgjaste pergjithmone dhe me ne fund dolen ne pah problemet qe kompania kishte me cash-in, deri sa ajo u detyrua te falimentonte ne fund te vitit 2001. Historia e biznesit boteror njeh shume raste ku mungesa e parimeve te qeverisjes se korporatave ka çuar ne manipulime te shumta me bilancet dhe probleme me drejtimin dhe auditimin, qe kane shkaktuar skandale e deri ne mbyllje te kompanive. Rasti i Enron se bashku me te tjera u bene shkas qe t’i kushtohej nje vemendje me e madhe parimeve te qeverisjeve te korporatave dhe sidomos transparences se kompanive.
Por, tashme qe kriza financiare boterore duket se ka hyre ne nje rruge pa dalje dhe besimi do te doje kohe qe te rikthehet tek te gjithe aktoret, analistet po shtrojne pyetjen se si nuk ka dale asgje e mire nga pervoja e keqe me Enron. Te gjithe po bien dakord, ne kaosin e diteve te sotme, se leksionet nga Enron ishin te pamesuara, ose thjesht te harruara. Pas shperthimit te Enron, te gjithe flisnin se sa e rendesishme ishte qe te arrije te kuptoje se si nje kompani ben para. Por, sot shume njerez kudo ne bote nuk e dine se si i ben parate nje firme e sherbimeve financiare.
Por, historia duket se po perseritet ne tregjet financiare boterore. Ashtu si Enron i paketoi investimet e keqija ne firma private kapitali te drejtuara nga shefi i saj financiar, ashtu dhe Wall Street paketoi huate per shtepi – qe u jepeshin njerezve qe nuk mund te perballonin pagesat – ne instrumente ne dukje te shendetshme te quajtura RMBS dhe CDOs. Por, makinacionet e Enron nuk munden qe te ndalnin humbjet dhe akronimet e shndritshme
Shqiperia per fat te mire eshte larg skemave te komplikuara financiare te investimit, por leksionet per transparencen dhe nevojen per kontroll e rregullime jane shume te vlefshme dhe per ne. Ne fakt, ka banka qe lene per te deshiruar per transparencen (shiko shkrimin ne faqet e brendshme te revistes), ashtu siç ekziston mungesa e njohurive nga shume depozitues e kliente potenciale te bankave shqiptare per menyren se si funksionojne tregjet financiare ne vend, sa te sigurta jane ato, a jane te garantuara depozitat e tyre etj. Ne krizen aktuale qe po kalojne tregjet financiare boterore, si transparenca e bankave ashtu dhe ndergjegjesimi i publikut jane te domosdoshme per te shmangur ndonje panik te kote ne tregjet tona.