A duhet t’i trembemi Greqisë?!
Bursat në gjithë botën, por jo vetëm ato, po mbajnë frymën me ankth, në pritje të asaj se çfarë do të ndodhë në Greqi. Pasi zgjedhjet e 6 majit nuk dhanë një rezultat të qartë, që do të mundësonte krijimin e një qeverie të qëndrueshme, vendi po shkon drejt votimeve të reja, që pritet të mbahen në 17 qershor. Kjo situatë gati tragjike ka nxitur analizat, hamendësimet e skenarët, se çfarë do të ndodhë më pas: a do të çojë […]
Tregtia – Rriten eksportet drejt Ballkanit
Dobësimi i eksporteve në total në tremujorin e parë të këtij viti erdhi nga efektet e krizës së Europës Perëndimore, ku dërgojmë më shumë se 60% të produkteve tona. Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, sipas të dhënave statistikore të tregtisë, eksportet drejt rajonit të Ballkanit (gjashtë vendet me të cilat kemi nënshkruar marrëveshjen CEFTA të tregtisë së lirë), në janar-mars u rritën rreth 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipërmarrësit tregtarë pohojnë se e kanë pasur […]
Akti shqiptar i dramës greke
Cili do të jetë efekti në ekonominë shqiptare, që nga eksportet, investimet dhe bankat, nëse Greqia, një nga partnerët tanë kryesorë tregtarë, del nga eurozona dhe rikthehet tek dhrahmia? Ankthi i Greqisë për një kthim të mundshëm tek dhrahmia ka pushtuar tashmë Europën, e cila parashikohet të kalojë vështirësi nëse kjo ndodh. Gjatë javës së fundit bursat europiane kanë pësuar vazhdimisht rënie, monedha e përbashkët gjithashtu, ndërkohë që qeveritarët dhe bizneset e eurozonës nuk janë ende gati për një dalje të […]
Hija e krizës në Ballkan
Efektet e krizës së Greqisë dhe Eurozonës në tërësi po lënë shenjat e “errëta” në tregun tonë. BERZH: Rritja ekonomike e Shqipërisë, në tremujorin e parë 2012, ishte vetëm 0.4% Performanca e dobët e ekonomive perëndimore dhe fatkeqësisht e fqinjëve e partnerëve tanë më të afërt kanë bërë që institucionet ndërkombëtare të rishikojnë gjithnjë në rënie pritshmëritë për ecurinë ekonomike të vendeve në zhvillim. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) parashikon rritjen më të ulët ekonomike për vendin tonë […]
Kartat – Kujdes! Mashtruesi ju vëzhgon
Bankat rrisin sigurinë, por nuk mbeten pas mashtruesit e vjedhjes së kartave. Tendenca në rritje dhe miliardat e transaksioneve. Si dhe nga kush duhet të ruhemi Ishte viti 2004, kur sistemi bankar nisi të zgjeronte shërbimet e pagesave me anë të kartave. Me një vendim të posaçëm qeverie, administrata shtetërore, rreth 100 mijë në numër, duhet t’i merrnin pagat me bankë dhe ku natyrshëm, përdorimi i kartës ishte e nevojshëm. Ishte vetëm fillimi, pasi një sërë reformash do të detyronin […]
Akciza dhe tatimfitimi, variante me debate
Debati prej disa orësh në Këshillin Konsultativ të Biznesit, në Ministrinë e Ekonomisë thjesht sa konfirmoi përplasjen e radhës mes privatit dhe shtetit për ndryshimet Tre muaj kohë dhe lobingjet e shumta nuk mjaftuan për Ministrinë e Financave të ndryshonte mendje sa i takon ndryshimeve të fundit në ligjin “Për akcizat” dhe “Tatimin mbi të Ardhurat” (pjesa e tatimfitimit). Presidenti i “BiznesAlbania”, Luan Bregasi, si dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, kishin shpresuar për një ndërgjegjësim […]
Konkursi, 8,000 euro për biznesin më inovativ
Ministria e Ekonomisë dhe AIDA kanë prezantuar një projekt të ri për të mbështetur plan-biznese për sipërmarrje të reja. Nëse je inovativ mund të përfitosh asistencë teknike, që nga teknologjia dhe deri te marketingu, në vlerë deri në 8,000 euro Shqiptarët shquhen për idetë dhe guximin për të hapur një biznes të ri, por idetë e tyre shpesh nuk arrijnë të bëhen realitet, për shkak të mungesës së financimeve. Bankat hezitojnë të financojnë projekte për biznese të reja, sidomos tani […]
Ari, rriten çmimet
Çmimet e arit u rritën javën e kaluar, si rrjedhojë e forcimit të pritshmërive për lehtësim të mëtejshëm monetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi të dhënat e dobëta për prodhimin në rajonin e Filadelfias i kapën investitorët në surprizë. Besimi negativ rreth ekonomisë së SHBA-ve u përhap pasi Rezervat Federale të Filadelfias thanë se indeksi i biznesit i rajonit ra në -5.8 në maj, niveli më i ulët që nga shtatori i vitit të kaluar, nga 8.5, që […]
Nafta, në nivelin më të ulët të 6 muajve
Nafta bruto amerikane ra në kuotën më të ulët të 6 muajve të fundit, teksa prodhimi i fortë vendas bëri që inventarët të arrinin në nivelet më të larta në dekada. Treguesi Nymex June West Texas Intermediate, që shërben si referencë për naftën amerikane, arriti deri në 91.81 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga nëntori. Treguesi ICE Brent, që shërben si referencë për Europën, zbriti deri në 111.71 dollarë për fuçi. Dobësia e naftës u përforcua dhe […]
Banka Botërore ndan 36 milionë euro
Shefi për Kosovën i Bankës Botërore, Jan-Peter Olters, dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, nënshkruan marrëveshjen për 36 milionë euro, të grandit të mbështetjes së politikave zhvillimore për punësim të qëndrueshëm. Një pjesë e financimit (23 milionë euro) do të jepen falas nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër ofrohet në formë grandi nga Bashkimi Europian, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Me Programin e Politikave Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPP) donatorët […]
Kroaci – Buxheti po ecën mirë
Ministri i Financave, Slavko Linic, raportoi javën e kaluar mbi treguesit fiskalë në janar-prill 2012. Të ardhurat regjistruan një rritje prej 5.6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet ishin 0.8% më të ulëta. Rritja e të ardhurave u influencua kryesisht nga TVSH (7.5% më shumë se një vit më parë) dhe nga tatimi mbi fitimin (15% më shumë). Shpenzimet ishin pak a shumë të njëjta, e cila duket inkurajuese, megjithatë, sinjalet e deritanishme tregojnë se qeveria ishte […]
Maqedoni – Më shumë turistë
Numri i turistëve që vizituan Maqedoninë gjatë muajit mars u rrit me 0.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa u ulën me 3.2% net-qëndrimet. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve vendas u rrit me 2.5%, ndërsa i të huajve u ul me 1%. Si tremujor, numri i turistëve u rrit me 2.5% në krahasim me tremujorin e kaluar, ndërsa numri i net-qëndrimeve u rrit me 0.2%.
Mali i Zi – Rriten 40% remitancat
Malazezët që punojnë jashtë dhe emigrantët dërguan në shtëpitë e tyre rreth 321 milionë euro vitin e kaluar, ose rreth 40% më shumë. Shifra u bë e ditur nga Banka Qendrore e Malit të Zi. Sipas institucionit qendror monetar, rreth 179.5 milionë euro erdhën nga ata që punojnë jashtë vendit (jo-emigrantë).
Turqi – Investimet e huaja rriten 8.2%
Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Turqi u rritën me 8.2% në periudhën janar-mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 4.6 miliardë dollarë, tha ministri turk i Ekonomisë, Zafer Caglayan, në një deklaratë. Më shumë se dy të tretat e investimeve që tërhoqi Turqia vijnë nga Bashkimi Europian, tha ministri Caglayan, duke shtuar se rritja e tremujorit është një sinjal se investime më të mëdha pritet që të vijnë. Investimet e huaja në […]
Maqedoni – Qendra për hyrjen e kompanive kineze
Maqedonia është një ekonomi e vogël europiane, por ajo po zhvillohet dhe po zbaton reforma të shumta, duke e vënë theksin në tregtinë ndërkombëtare dhe integrimin financiar, tha Kryeministri i vendit, Nikola Gruevski, në një forum biznesi në Pekin, teksa prezantoi politikat ekonomike dhe të investimit të Maqedonisë përpara 140 përfaqësuesve të kompanive kineze. Ai shtoi se strategjitë e zhvillimit të qeverisë mbështeten në tri shtylla – rritja e ekspozimit ndaj globalizimit, krijimi i një mjedisi miqësor ndaj biznesit dhe […]
Rajon – Gjermania RWE mund të braktisë gazsjellësin “Nabucco”
Kompania gjermane e energjisë RWE ka pohuar se mund të braktisë projektin e gazsjellësit “Nabucco”. “Ne po e shikojmë projektin për të vlerësuar në rast se qëllimet tona strategjike dhe tregtare respektohen ende”, tha një zëdhënës i RWE. “Der Spiegel” ka publikuar tashmë një raport, sipas të cilit drejtuesit e kompanisë i kanë përgatitur politikanët për një dalje të mundshme të RWE nga projekti. Në prill, u bë e qartë se kompania hungareze e energjisë MOL është gati që të […]
Rajon – “Fitch”: Bankat në EQL, rreziqe nga Eurozona
Në një raport të ri, “Fitch Ratings”, beson se rreziku për Bankën e Europës Qendrore e Lindore (EQL) nga kriza e Eurozonës është ende i lartë dhe cilësia e aktiveve mbetet e brishtë në disa nga vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe tregjet e ish- Bashkimit Sovjetik. Në një deklaratë për shtyp, agjencia thotë se rreziqet për EQL-në që vijnë nga kriza e Eurozonës, mbeten domethënëse, duke pasur parasysh varësinë e eksporteve të rajonit, pronësinë e bankave dhe dobësinë […]
Serbi – Plane për qeverisje të vogël
Partitë serbe janë pro qeverisë më të vogël dhe eficiente, por madhësia e saj do të varet nga oreksi i partnerëve të koalicionit, thonë ekspertët. Zoran Stojiljkovic, profesor i shkencave politike, beson se numri i posteve në kabinet të qeverisë së re nuk duhet t’i kalojë 19, përfshirë Kryeministrin dhe dy zëvendëskryeministra. Pas zgjedhjeve të 6 majit, socialistët dhe demokratët ranë dakord që të vazhdonin koalicionin e tyre të partneritetit në qeverinë e re, por ngulën këmbë se ata duhet […]
Rumani – Çmimet e apartamenteve të reja, në rënie
Çmimet e apartamenteve të reja në Bukuresht ka shumë të ngjarë që të kenë sërish një tendencë rënëse gjatë pjesës së mbetur të vitit 2012, pasi kanë rënë mesatarisht me 4% në tremujorin e parë të vitit, sipas një raporti të “Jones Lang LaSalle”. “Në tremujorin e parë 2012, çmimi mesatar në tregun primar të Bukureshtit pësoi rënie prej 4% me bazë tremujore. Ndërsa viti 2011 u karakterizua nga luhatje të lehta në rritje dhe ulje, mund të pritet që […]
Rumani – Recesioni nxit ekonominë informale
Rreth 2.3 milionë njerëz punojnë në mënyrë informale në Rumani, në rritje me 900,000 persona në krahasim me katër vjet përpara, çka përbën një të tretën e atyre që punojnë në vend, sipas një raporti të pavarur të Këshillit Fiskal. Evazioni i kontributeve shoqërore, TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat vlerësohen në rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2010, tha Këshilli Fiskal. Zyrtarët e përshkruajnë numrin e njerëzve, që punojnë, por nuk deklarohen zyrtarisht, si jashtëzakonisht […]
Bakri, mundësi e mirë investimi në këto kohë
Bakri mund të jetë në krye të investimeve edhe në një periudhë pasigurie për investitorët e tregjeve globale. Ekspertët e huaj e shikojnë si një investim të qëndrueshëm. Sipërmarrjet shqiptare pritet të rrisin 25% eksportin e mineralit të bakrit në 2012-n Një investim i përshtatshëm në këtë periudhë pasigurish është ai në miniera. Kjo u tregua edhe në periudhën e krizës 2008, kur çmimi i metaleve nuk pësoi rënie, përkundrazi. Një konferencë ndërkombëtare e zhvilluar javës së kaluar në Shtetet […]
Jeta, potenciali i pashfrytëzuar
Shoqëritë e mëdha të sigurimeve duhet t’i bëjnë produktet më të lehta për t’u kuptuar nga njerëzit, me gjuhë të qartë, pa zhargone teknike, në mënyrë që të bëhen të përdorshme Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Maltës, ku tregu i sigurimit të “Jetës” është zhvilluar ndjeshëm. Tonia Parascandalo, eksperte e sigurimeve, e certifikuar nga Instituti i Bankierëve CIB në Maltë, gjatë një trajnimi të zhvilluar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbi “Sigurimin e avancuar të Jetës”, tha se është e […]
Me kosto të ulët
Thethi është padyshim shembulli më i mirë kur bëhet fjalë për turizëm me kosto të ulët dhe përdorim efikas të të mirave të natyrës. Pothuajse çdo shtëpi mikpritëse për turist është pajisur me panele diellore për sigurimin e ujit të ngrohtë. Një sjellje që sipas drejtueses së projektit të PNUD për ndryshimet klimaterike, Mirela Kamberi, duhet të përqafohet edhe nga zonat e tjera turistike, veçanërisht ato bregdetare, që regjistrojnë edhe numrin më të lartë të vizitorëve. Gjatë intervistës ajo thotë […]
“Pushtimi” i dytë i Turqisë
Gjithçka ka të bëjë me garën për audiencën televizive dhe spotet publicitare dhe në të dyja rastet, “suksesi” nuk ka munguar. Matjet e sakta mungojnë, por kur sheh se në sallat e basteve sportive një ekran iu dedikohet të pasionuarve të telenovelave turke, kupton se ky është “pushtimi i dytë”, por i butë, turk Dashuria e shqiptarëve për seriale e telenovela është e hershme. Shumë vite më parë “gozhdoheshin” të gjithë para ekranit për të parë “Skllavja Izaura”, e më […]
Bankat, manovra 100 miliardë euro për të ulur borxhin
Gara e fundit e bankave europiane për të rregulluar bilancet e tyre, me qëllim që të plotësojnë rregullat e reja të kapitalit, ka çuar në një valë ofertash te zotëruesit e obligacioneve, që përfshin dhjetëra miliardë euro borxhe që mund të tkurrin tregun e kapitalit të borxheve të rajonit. Ka qenë një akt manovrimesh intensive. Në gjashtë muajt e fundit, huadhënësit, përfshirë “BNP Paribas”, “Commerzbank”, RBS dhe “UniCredit” u kanë ofruar zotëruesve të një sërë instrumenteve të borxhit, që nga […]
Shfaqja “Frangela”
Së pari, ai u gjend në mes të shiut të rrëmbyer kur po udhëtonte në një makinë hibride të hapur poshtë Champs-Elysées. Më pas avioni i tij presidencial u godit nga rrufeja pak pasi ai kishte hipur për t’u nisur drejt Berlinit, duke e detyruar atë që të kthehet në Paris dhe të hipte në një tjetër avion. François Hollande, i cili u betua si Presidenti i ri i Francës javës së kaluar në një ceremoni të thjeshtë në Pallatin […]
Itali, drejtuesit 50-vjeçarë, 1 në 5 pa punë
Më shumë se 100,000 drejtues ose 1 në 5 kanë humbur vendet e tyre të punës në Itali, që nga fillimi i krizës. Të dhënat e bëra publike nga Istat thonë se numri i të papunëve me profil profesional “drejtues” ka zbritur nga 500,000 në vitin 2008, në 396,000 në vitin 2011 me rënie rreth 20.8%. Rënia është e ndjeshme si te drejtuesit meshkuj ashtu edhe te femrat, përkatësisht me 21.5% dhe 19.7%, si në sektorin privat ashtu edhe në […]
OECD, 11 milionë të rinj të papunë në Europë
Në vendet anëtare të OECD-së numërohen rreth 11 milionë të rinj të papunë. Rreth 17.1% i përkasin moshës 15-25 vjeç. Kjo shifër u bë e ditur nga organizata, me rastin e mbledhjes së ministrave të Punës të vendeve të G20-s. Dy vendet që po vuajnë nivelin më të lartë të papunësisë te të rinjtë janë Spanja dhe Greqia që në muajt e parë të vitit 2012 arritën respektivisht në 51.1% dhe 51.2%. Në Itali, papunësia te të rinjtë arriti kulmin […]
Makinat, shitjet bien me 6.5%
Tregu i makinave në Europë vazhdon të jetë në rënie. Në muajin prill, sipas të dhënave të “Acea” (shoqata që bashkon të gjithë prodhuesit europianë të makinave, në 27 vendet e BE-së si dhe ato Efta) u regjistruan rreth 1 milion makina të shitura, në rënie me 6.5% në krahasim me një vit më parë. Në muajin mars rënia ishte 6.6%. Si katërmujor, numri i makinave të reja, të shitura u llogarit në rreth 4.4 milionë njësi (-7.1%) në […]
Deficiti i Britanisë së Madhe ulet në 2.7 miliardë paund
Deficiti i Britanisë së Madhe u zvogëlua në muajin mars, nga eksportet më të mëdha drejt Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, tregojnë shifrat zyrtare. Deficiti sezonal tregtar në mallra dhe shërbime është përmirësuar në 2.7 miliardë paund, kundrejt 2.9 miliardë paund një muaj më parë, thotë Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS). Eksportet e makinave në muajin mars ishin në një vlerë prej rreth 200 milionë paund më shumë se muajin e kaluar. Deficiti në tregtinë sezonale të mallrave ishte […]
Beteja për linja ajrore drejt vendeve në zhvillim
Ndërkohë që Europa po përpiqet të ndërtojë një rritje të qëndrueshme ekonomike, shumë qeveri po hedhin vështrimin drejt ekonomive në rritje në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, për të shtuar tregtinë me to. Një rivalitet po shfaqet mes aeroporteve kryesore të kontinentit për të ofruar linjat më të shpejta drejt këtyre bazave. Aeroporti Heathrow i Londrës, një prej aeroporteve më të ngarkuar të botës, duket se po mbetet prapa. “Britania ka kapacitet të mjaftueshëm aeroportesh. Por një pjesë e […]
Bizneset familjare, larg borxhit të krizës
Borxhi publik duket se ka pasur pak efekte në ekonominë gjermane. Bizneset familjare kanë qenë pjesërisht të suksesshme, ku shumë prej tyre thonë se kanë në plan të investojnë më shumë e të punësojnë më shumë të rinj. Janë rreth 3.7 milionë kompani në Gjermani dhe rreth 95% e tyre janë të drejtuara apo në pronësi të familjeve. Nga një këndvështrim ekonomik, më të mëdhatë e këtyre kompanive (me të ardhura vjetore 50 milionë euro) janë më të rëndësishmet: mes […]
Eksportet gjermane rritën PBB-në
Ekonomia gjermane u rrit më shumë se sa pritej në tremujorin e parë të këtij viti, e ndikuar tërësisht nga eksportet, ndërsa ajo franceze shmangi tkurrjen, duke ruajtur shpresat se ekonomia e Eurozonës mundet ende të shmangë recesionin. Prodhimi i Brendshëm Bruto gjerman u rrit me 0.5% në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Ekonomia më e madhe e Europës u rimëkëmb nga një tkurrje prej 0.2% në tremujorin e mëparshëm, […]
Si të menaxhoni brenda kompanisë gjenerata të ndryshme
Sot, një nga sfidat më të mëdha të drejtimit është menaxhimi i tre brezave që punojnë së bashku në të njëjtën kompani. Menaxherët, kudo në Europë, po hasen me vështirësinë e drejtimit të një force pune gjithnjë e më të ndryshme. Mungesa e të kuptuarit në lidhje me gjeneratat kthehet në burim konflikti brenda marrëdhënieve të punës, ul produktivitetin dhe rrit lëvizjen e forcës punëtore. Kompania është i vetmi vend ku tre brezat janë të detyruar të kalojnë 35 orë […]
Bie prodhimi i kafesë
Vitin e kaluar, prodhimi i kafesë në tregun botëror pësoi rënie prej 2.5%, duke zbritur në 130. 97 mijë thasë (çdo thes 69 kg). Gjithsesi, kafeja është produkti tropikal bujqësor më i tregtuar, duke shënuar një vlerë eksporti prej 15 miliardë dollarësh në 2010-‘11, kur 90.4 milionë thasë janë transportuar. Rreth 70 vende prodhojnë kafe dhe anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë (ICO) janë përgjegjës për 97% të totalit të eksporteve. Sipas kësaj organizate, në vitin 2010, në sektorin e […]
Një udhëtim në Greqi
Është në qendër të vëmendjes. Të gjithë i kanë kthyer sytë nga tempulli i Akropolit, përse mos ta bëni edhe ju? Natyrisht për të kaluar disa ditë të këndshme dhe jo për të ndryshuar “fatin” e saj. Në këtë numër ju propozojmë si destinacion të veçantë Kalkidhikinë. Në numrat e ardhshëm do të mund të njiheni edhe me qytete të tjera turistike të Greqisë Përse ky destinacion Së pari, Greqia do të jetë një nga destinacionet kryesore të fushatave […]
Mercedes-Benz B180 Blue Efficiency; Befasuese
I prezantohet publikut të gjerë gjenerata e dytë e Mercedes B Class. E riprojektuar kokë e këmbë, ofron shumë risi teknike dhe motorë me benzinë e diesel. Pajime në linjë me ambiciet e makinave nga Shtutgardi dhe një sjellje dinamike shumë e mirë Pasi rinovoi dhe shtoi gamën e veturave më të mëdha, Mercedes përqendrohet tek modelet me përmasa më kompakte. Gjenerata e re e B Class është riprojektuar kokë e këmbë, aq sa ndan me modelin e shkuar vetëm […]
Aroma të mrekullueshme në Tregun e Luleve të Amsterdamit
Ndoshta një nga destinacionet më të bukura të Holandës është Amsterdami, i mbushur plot me atraksione dhe vende të pabesueshme. Ky vend marramendës ia vlen të vizitohet pasi është një nga tregjet më të mëdha të luleve në botë dhe “strehë” e të vetmit treg lulesh që lundron në një kanal. Bota e Luleve Lundruese Një nga elementët më unik të tregut të luleve në Amsterdam është fakti se ai lundron në Kanalin Singel. Me vendndodhje midis Muntplein dhe Konigsplein, […]
Amsterdami, qyteti i muzeve të pazakontë
Amsterdami njihet botërisht për muzetë e jashtëzakonshëm. Që nga muzetë kulturorë dhe teknologjikë e deri tek ata të çuditshëm dhe vulgarë, Amsterdami ofron për ju të gjitha llojet e muzeve që mund të imagjinoni. Muzeu i Vodkës Sigurisht jeni duke pyetur veten: ç’ne vodka në Amsterdam? Jeta e natës e ka bërë vodkën një pije shumë popullore, kështu që dikush vendosi të hapë një muze për të nderuar këtë pije të famshme. Adhuruesit e vodkës kanë mundësinë të mësojnë gjithçka […]
Samsung Galaxy S Advance
Samsung Galaxy S Advance është një smartphone i fashës së lartë, i projektuar për ta bërë jetën më të lehtë dhe për të qëndruar gjithmonë në kontakt me miqtë dhe kolegët. Në të janë ndërthurur mirë teknologjia dhe eleganca. Samsung me modelin Galaxy S Advance nuk ka synuar që të japë maksimumin vetëm të funksioneve, por i ka kushtuar rëndësi edhe pamjes së jashtme që luan rol aspak të vogël. Një nga elementët që bie në sy në pamje të […]
Edhe Nokia me tablet
Megjithëse drejtuesit e një prej kompanive më të mëdha në botë për krijimin dhe shitjen e celularëve, Nokia, deri vonë ishin të pavendosur për prodhimin e tabletëve nën markën e tyre, tashmë duket se kanë vendosur. Zëvendëspresidenti i bordit drejtues të kompanisë, Jorma Ollila, tha për “Financial Times” se Nokia do të prezantojë disa tabletë të ndryshëm. “Tabletët janë produkt i rëndësishëm dhe ne po i marrim në konsideratë. Do të prodhojmë hibridë të ndryshëm me formate të ndryshme në […]
Ultrabook nga HP
Ofertën e saj, HP e ka rifreskuar me disa portativë interesantë. Risi janë modelet në linjat Envy Spectre XT, Envy Sleekbook, Envy Ultrabook dhe Elitebook Folio. Envy Spectre XT vjen në një shtëpizë krejtësisht metalike me trashësinë prej 14.5 mm, kurse pesha e tij është 1.4 kg. Portativi është i pajisur me ekran 13.3 inç, ka një SSD 128 gigabajt, çdo procesor e ka Ivy Bridge, me konektor USB 3.0 dhe me katër altoparlantë dhe teknologjinë Beats. Në tregun amerikan […]
USB, monitori i Philips-it për sipërmarrësit
Philips ka prezantuar USB-monitorin 221S3UCB brenda familjes së vet të monitorëve S-Link, që i dedikohet përdoruesve biznesmenë. Monitori iu dedikohet kryesisht shfrytëzuesve sipërmarrës me kërkesa më të vogla, të cilët thjesht kanë nevojë për më shumë hapësirë ekrani pa ndonjë investim shtesë në nënsistemin grafik të kompjuterit. Zgjidhja e Philips ka diagonalen e ekranit 21.5 inç, matricën TN të rezolucionit të plotë HD (1,920 x 1,080 pikë), ndriçimin LED dhe mundësinë e përkuljes dhe rotacionit të ekranit, si dhe rregullimin […]
Tregtia sipas grupmallrave janar-mars
Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, pesha e tregtisë së grupmallrave kryesore pësoi luhatje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupi i mallrave “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” pësoi ulje të lehtë në peshën e eksporteve (1 pikë përqindje) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Rënie të theksuar në peshë shënoi grupi i mallrave “Materiale ndërtimi dhe metale”. Ai ra 7 pikë përqindje ndërsa “Tekstile dhe këpucë” e rritën peshën me […]