Shpresa tek 170 euro
Situata në Kosovë me COVID-19 vazhdon të mbetet jo e mirë. Numri i lartë i rasteve të të infektuarvedhe atyre që kanë humbur jetën, kanë detyruar qeverinë të marrë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi. Por, qytetarët e Kosovës, përveç frikës nga virusi, kanë edhe telashe financiare. Shumica e tyre, të vetmen shpresë e kanë tek 170 eurot e Qeverisë. Deri më tani, për shkak të mungesës së buxhetit, është bërë vetëm një pagesë.
Janë bërë gati gjashtë muaj, që kur në Kosovë janë shfaqur rastet e para me COVID-19. Nga atëherë e deri më tani, pyetja më e shpeshtë qëështë bërë nga qytetarët e Kosovës, ka qenë:“Kur po i qet qeveria qato 170 euro”?.
Qindra e mijëra qytetarë të Republikës sëKosovës, prej disa muajsh, pritjen dhe shpresën e vetme e kanë pasur tek 170 euro.Pagesa e kësaj shume ishte shtyrë deri tani për disa arsye.
Herë deputetët nuk ishin të gjithë nëKuvend, e herë komisioni nuk gjente kohë të merrej me këtë çështje. Por, duket se tashmë, po i vjen fundi kësaj pritje, e qytetarëve do t’u dalin në llogaritë e tyre këto para- me të cilat vështirëse mund të kalohet një muaj.
Pengesa kryesore e këtyre 170 eurove ishte Ligji për Buxhetin e Kosovës. Kjo pengesë u kalua kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,njoftoi se dekretoi Ligjin për Buxhetin dhe plotësim-ndryshimet e tij.
Thaçi tregoi se është i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm dhe hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.
“Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”. Ekzekutivi i vendit tha se është i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë.
“Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate”. E pasi Thaçinjoftoi se dekretoi Ligjin për Buxhetin, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se janë duke bërë përgatitje për të kryer pagesat për punëtorët që kanë mbetur pa punë, për qiratë dhe familjet pa të ardhura. Hoti u shpreh se kjo po bëhet nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe ministrive të tjera.
Kryeministri tha se po bëjnë edhe planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, për të cilat njoftoi se do të miratohet shpejt në Qeveri. “Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura. Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili do të miratohet në Qeveri së shpejti”,
Më parë, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pati thënë sepasi ligji të kalojë në Kuvend, ka edhe një procedurë tjetër për të hyrë në fuqi, ku presidenti i Kosovës ka tetë ditë afat për ratifikim, pas së cilës mund të fillojë ekzekutimi i masave nga pakoja emergjente fiskale.
“Secili ligj, pasi të hyjë në Kuvend, ka edhe një procedurë tjetër për të hyrë në fuqi. Presidenti i Kosovës ka shtatë ose tetë ditë afat për ratifikim, besoj për shkak të situatës, do të kërkojmë nga Zyra e Presidentit që ligji të ratifikohet me një afat më të shkurtër… Janë gjëra në këtë moment që nuk varen nga ne, por nga votimi në seancë dhe gjithashtu nga Zyra e Presidentit, se kur ai do ta dekretojë dhe të shpallet në Gazetën Zyrtare. Në momentin që kjo ndodh, ne si ministri dhe Thesari është i gatshëm të fillojë ekzekutimin e pagesave”, pati thënë Bajrami,
Pak më konkret për këtë çështje ka qenë zëvendësministrii Financave, Agim Krasniqi. Aika thënë se Ligji për Buxhetin do të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa implementimi i tij pritet të nisë nga dita e hënë, duke përfshirë edhe të gjitha masat për punëtorë nga Pako Emergjente.
“Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javës… Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej së hënës dhe besoj deri në fund të javës, pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundojë javën e ardhshme. Dhe pastaj fillojmë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike, që është një proces që do të nisë për rimëkëmbjen e do të përfundojë vitin e ardhshëm”.
Kush dhe si mund të merren 170 euro?
Punëtorët, të cilët janë pezulluar apo larguar nga puna pas muajit maj, nuk përfshihen në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë së Kosovës dhe as në ndonjë pako tjetër. Aplikimi për të përfituar nga kjo pako është mbyllur më datën 15 maj. Pakoja emergjente fiskale, në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, kishte paraparë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës, pas shpalljes së masave emergjente, të përfitojnë nga 170 euro për dy muajt e ardhshëm (prill dhe maj).
Pagesa për muajin maj do të mund të bëhet pas miratimit të Ligjit të rishikuar për ndarjet buxhetore 2020, i cili tashmë është dekretuar nga presidenti i Kosovës. Deri më tani, për shkak të mungesës së buxhetit, është bërë vetëm një pagesë. Punën gjatë kësaj kohe e kanë humbur të punësuarit në sektorin privat, i cili është punëdhënësi më i madh në Kosovë. Në këtë sektor vlerësohet se punojnë mbi 220 mijë punëtorë.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka treguar se çdo ditë, punëtorët po mbeten pa punë dhe se nuk po marrin më asnjë ndihmë nga shteti.
“Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë obligim për këta punëtorë që po humbin punën çdo ditë. Është një gjendje e rëndë. Kompanitë kanë rifilluar punën, por punëtorët nuk janë thirrur të fillojnë punën. Tani për tani, pjesa dërrmuese e punëtorëve në sektorin privat nuk e ka pagën 100 për qind; ata marrin diku 60 për qind, pasi që pronarët e kompanive po thirren në atë se nuk janë ndihmuar nga shteti dhe nuk mund t’i paguajnë punëtorët”.
Ndonëse faza e parë e masave lehtësuese në Kosovë filloi më 4 maj, ende janë në fuqi disa kufizime për bizneset, të cilat kanë shtyrë shumë të tilla të reduktojnë veprimtarinë e tyre dhe rrjedhimisht, të ulin edhe numrin e punëtorëve.
Të dhënat ndër vite të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kanë treguar se papunësia në Kosovë ka qenë në vazhdimësi e lartë. Në vitin 2019, sipas ASK-së, papunësia ishte 25.7 për qind.
Ndryshe, më 30 korrik deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.
Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliardë e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.
Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh, si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumën385 milionë euro.