Kush jemi ne?
BSTDB ofron një gamë të produkteve të investimit, të cilat ‘sinkronizohen’ me mandatin e saj të zhvillimit rajonal
Huamarrësit dhe projektet e synuara
• Kompanitë publike dhe private me operacione në një ose më shumë Shtete Anëtare
• Transaksione që sigurojnë përfitime për shtetin/et anëtare dhe ndikojnë zhvillimin
• Ekonomikisht/financiarisht të qëndrueshme në mënyrë që pjesëmarrja e Bankës të jetë fitimprurëse dhe sipërmarrja të dëshmojë e qëndrueshme përtej përfshirjes së BSTDB-së
• Potencial në promovimin e bashkëpunimit rajonal
Produktet dhe Shërbimet
• Kreditim: Kredi nga terma afatshkurtër deri në terma afatgjatë, të emetuara zakonisht në dollarë ose euro
• Financim i tregtisë: Firma që importojnë nga Shtetet Anëtare dhe eksportuesit rajonalë
• NVM-të: Financim nëpërmjet linjave të kreditit ndaj ndërmjetësve financiarë lokalë
• Fonde të Bankës/Kapital: Investime në kapital, me aksione prej 5-25%
• Garanci
• Bashkëfinancime
Në datën 17 nëntor 2015, në Hotel Tirana Sheraton (dhoma e mbledhjes Illyria 1) do të zhvillohet një prezantim biznesi i Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim-BSTDB (www.bstdb.org.)
Qëllimi i eventit është prezantimi i një strategjie të re biznesi të BSTDB për Shqipërinë dhe produktet që kjo bankë ofron për kompanitë dhe institucionet financiare. BSTDB operon në të gjithë sektorët, me përjashtim të duhanit, alkooleve të forta, kimikateve të rrezikshme, armatimit dhe lojërave të fatit. Kompanitë me një xhiro vjetore mbi 10 milionë euro janë veçanërisht të inkurajuara të marrin pjesë.
Pjesëmarrësit e interesuar do të kenë mundësinë të zhvillojnë takime individuale me bankierët e BSTDB për të diskutuar propozimet e biznesit.
Ju lutem na informoni paraprakisht, në rast se dëshironi të planifikoni një takim individual.
Programi
09:30 Prezantim
– Z. Erjon Luçi, Zëvendësministër i Financave,
– Guvernator i BSTDB për Shqipërinë (tbc)
09:45 Strategjia e BSTDB për 2015-2018 për Shqipërinë
– Z. Xhentil Demiraj, Këshilltar i Lartë i Komitetit Drejtues
10:15 Produktet financiare që BSTDB ofron për klientët në Shqipëri
– Z. Orhan Aytemiz, Drejtor i Përgjithshëm
– Z. Roman Matkiwsky, Drejtor për Energjinë dhe Infrastrukturën
– Zoti Alexander Hutsal, Bankier i Lartë për Institucionet Financiare
Pyetje dhe Përgjigje
11:15 – 14:30 Takimet B2B
Website: http://www.bstdb.org/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.