Marrëveshja do të garantojë tregti pa tarifa për shumicën e mallrave dhe do të krijojë një platformë për bashkëpunimin në të ardhmen
Britania dhe Bashkimi Europian (BE) kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare në prag të Krishtlindjeve, si dhe një akord ekonomik dhe të sigurisë, që të dy palët shpresojnë se do t’i lejojë ata të rindërtojnë marrëdhëniet e tyre pas periudhës së “ftohtë” të pas Brexit. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, u përqafuan pas marrëveshjes, që u arrit pas nëntë muaj negociatash.
- Johnson tha me optimizëm se Britania kishte siguruar objektivat e saj negociuese: “Ne kemi marrë përsëri kontrollin e ligjeve dhe fatit tonë,” tha ai. Ai shtoi se ishte “një marrëveshje e mirë për të gjithë Evropën”.
Entuziazmi në Bruksel ishte më i matur, me zonjën von der Leyen që tha se se një nga ndjesitë e saj kryesore ishte “lehtësimi” që “ne më në fund mund ta lëmë Brexit prapa nesh”. “Për miqtë tanë në Mbretërinë e Bashkuar, unë dua të them, ndarja është një trishtim kaq i ëmbël,” shtoi ajo.
Pala e BE pretendoi të kishte mbrojtur interesat e saj në një negociatë në të cilën u përpoq të parandalonte zhvlerësimin agresiv të bizneseve të saj dhe të mbronte peshkatarët. Zonja von der Leyen tha: “Negociatat ishin shumë të vështira. Shumë gjëra u vunë në rrezik për kaq shumë njerëz. ”Marrëveshja do të vendosë “baza të forta për një fillim të ri”, shtoi ajo.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi në 1 janar, duke garantuar tregti pa tarifa në shumicën e mallrave dhe duke krijuar një platformë për bashkëpunimin në të ardhmen për çështje të tilla si luftimi i krimit, energjia dhe ndarja e të dhënave.
- Johnson tha se marrëveshja do t’i jepte fund zemërimit të viteve të fundit. Michel Barnier, i cili udhëhoqi negociatat e tensionuara të Brexit për BE për më shumë se katër vjet, shkroi thjesht në Twitter: “Ora nuk po bie më.”
Marrëveshja do të thotë që të dy palët kanë negociuar një divorc miqësor që duhet të ndihmojë për të lehtësuar kaosin e mundshëm në kufi në 1 janar, kur tregtia do t’i nënshtrohet deklaratave dhe kontrolleve doganore.
Kjo është marrëveshja më e madhe tregtare që Mbretëria e Bashkuar ka të ngjarë të arrijë: në 2019 Britania shiti 294 miliardë paund mallra dhe shërbime në BE – 43 përqind të eksporteve totale të vendit. Më shumë se gjysma e importeve në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë 374 miliardë paund, erdhën nga blloku i 27 vendeve.
Të dy palët bënë kompromis. Ndërsa marrëveshja shmangu çdo rol mbikëqyrës për Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, siç kishte premtuar Z. Johnson, ajo gjithashtu përmban mekanizma për të mbrojtur BE-në kundër konkurrencës së pandershme.
Marrëveshja prej 500 faqesh u nënshkrua pas bisedimeve që zgjatën gjithë natës mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat zgjatën deri të Enjten pasdite./FT