Bullgaria do të sigurojë grante për Serbinë, Malin e Zi, Armeninë dhe Gjeorgjinë

04/09/2019 9:30 AM 0 komente

Bullgaria do të sigurojë 148,395 leva bullgare në formën e granteve për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor për financimin e projekteve për zhvillimin e arsimit, integrimit social dhe shoqërisë civile, tha zyra e shtypit e qeverisë bullgare.

Një total prej 3 projektesh është miratuar për t’u zbatuar në Serbi, Mal të Zi, Armeni dhe Gjeorgji. Financimi i projekteve është nga buxheti i vitit 2019 i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i projektuar për financime për zhvillimin e fushave të ndryshme dhe për ndihmë humanitare.

Projekti “Të rinjtë në shoqërinë moderne” me vlerë 15,000 leva bullgare, synon të krijojë mekanizma të qëndrueshëm për ruajtjen, zhvillimin dhe investimin në rininë e shtetit serb, si një prej çështjeve më parësore për Serbinë.

Projekti rajonal që përfshin Armeninë dhe Gjeorgjinë, me vlerë 43,623 leva bullgare, ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe synon të krijojë qendra sociale të kujdesit ndaj fëmijëve.

Për herë të parë, Bullgaria do të financojë zbatimin e projektit që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit me vlerë 89,772 leva bullgare. Përzgjedhja e projekteve u bë së bashku me vendet përfituese dhe është në përputhje me objektivat e politikës së jashtme bullgare, ndër të cilat forcimi i perspektivave europiane të Ballkanit Perëndimor dhe promovimi i zhvillimit socio-ekonomik të vendeve partnere.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of