Panairi “Çifti i lumtur” hapi dyert për të mirëpritur të interesuarit në eventin më të madh, që mbledh të gjitha shërbimet dhe produktet, për ngjarjet më të rëndësishme të jetës suaj.
Ju do të gjeni gjithçka që kërkoni vetëm në këtë panair: duke nisur nga portalet bashkëkohorë të planifikimit të martesave, organizatorët më të suksesshëm të eventeve dhe ceremonive, fustane nusërie dhe stilistë të njohur, studio dhe fotografë profesionistë, resorte dhe hotele me emër, agjenci udhëtimesh, qendra trajtimesh e estetike dhe produkte të njohura internacionale… dhe shumë e shumë të tjerë.
Panairi do të jetë shërbejë si vend-takimi juaj perfekt me të gjithë aktorët e shërbimeve dhe produkteve që ju intereson, të gjithë në një hapësirë, duke shmangur takimet e pafunda në vende të ndryshme.
Ju mund të përfitoni ofertat më të mira dhe do të keni mundësinë e zgjedhjes, në mesin e profesionistëve që do qëndrojnë përpara jush për katër ditë më radhë: 28-31 janar.
Eventet më të rëndësishme të jetës së njeriut duhet të jenë perfektë në detaje dhe të pashlyeshme në kujtesë, bëhuni pjesë e panairit “Çifti i lumtur” që të arrini një organizim të paharruar…
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.