Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me mbi 3 për qind dhe u tregtuan me 58.68 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa tregursit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 3.8 për qind, dhe u tregtuan me 52.15 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 1.0 për qind dhe u tregtua me 1,585.80 dollarë amerikanë për onz, njkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 8 janarit të këtij viti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.