Dëshironi të rrisni fëmijë të suksesshëm? 7 hapat që duhet të ndiqni

03/05/2021 12:31 PM 0 komente

Këtu nuk kemi të bëjmë me një studim të vetëm, por me studim pas studimi…

Prej kohësh jam në një mision për të mbledhur këshilla për prindërit, të mbështetura në shkencë dhe t’i ndaja ato këtu në rubrikën time në Inc.com dhe në librin tim elektronik të përditësuar vazhdimisht (falas) “Si të rrisni fëmijë të suksesshëm”, i cili tani është në botimin e 7-të. Këtu gjeni një listë të shkurtër të disa prej studimeve më interesante dhe të dobishme për të qenë prindër të suksesshëm dhe rrjedhimisht të rrisni edhe fëmijë të tillë:

  1. Mos hiqni dorë nga ata.

Ky është një problem i vështirë dhe shkon drejtpërdrejt në thelbin e zhgënjimit të shumë prindërve. Me pak fjalë: Vendosni pritshmëri të mëdha dhe jini të qëndrueshëm në mesazhet tuaja, edhe kur merrni përgjigje mosbesuese (ose më keq). Bazohet në një studim të zhvilluar në Britaninë e Madhe që vëzhgoi 15,000 gra të reja për 10 vjet, i cili zbuloi se fëmijët, prindërit e të cilëve “rregullisht u kujtonin atyre pritshmëritë e tyre të mëdha”, kishin:

  • më pak gjasa të jenë të papunë për periudha të gjata kohore kur të jenë të rritur;
  • më pak gjasa të përfundojnë në punë me paga të ulëta dhe në punë që i urrejnë;
  • më shumë të ngjarë të përfundonin arsimin universitar; dhe
  • më pak të ngjarë të mbeten shtatzënë ndërsa janë ende adoleshentë.
  1.     Lavdërojini sipas kësaj mënyre:

Prindërit shpesh i lavdërojnë fëmijët, në mënyrë të natyrshme, për talentin që kanë.

  • Je shumë i zgjuar (ose i talentuar, etj.)!
  • Je shumë i sjellshëm dhe i mirë me njerëzit.
  • Je me të vërtetë i fortë (ose i shpejtë ose i shkathët)!
  • Me pak fjalë, mos e bëni këtë. Ose, të paktën, mos bëni vetëm këtë.

Studimi i profesores së psikologjisë në Universitetin Stanford Carol Dweck ka treguar se me kalimin e kohës është shumë më efektive të lavdërojmë  fëmijët për përpjekjen që ata bëjnë, në krahasim me aftësitë e lindura. Studim pas studimi ka treguar arsyen. Por, për qëllimet e kësaj përmbledhjeje, thjesht mos harroni:  Jo diçka si “Je një piktor kaq i mirë!” Por në vend të kësaj, “Më bën shumë përshtypje përpjekja që bëre për atë pikturë dhe doli kaq bukur!”

  1.     Bëjeni më shpesh sesa mund të mendoni

Një studim nga Universiteti Brigam Jang analizoi lavdërimet dhe kritikat në klasat e shkollës fillore. Studiuesit morën pjesë në seanca të vazhdueshme 20-minutëshe për një periudhë trevjeçare, duke monitoruar mënyrën se si mësuesit ndërvepronin me 2,536 nxënës midis kopshtit dhe klasës së parë.

Shkurtimisht, sa më shumë vlerësime të arsyeshme që mësuesit u dhanë studentëve, aq më e mirë ishte ecuria e tyre, pavarësisht  faktorëve të tjerë. Ndërsa studiuesit thanë se mësuesit tradicionalisht janë nxitur që të synojnë një raport vlerësimi dhe kritike 3:1 ose 4:1, tha autorja kryesore e studimit Paula Caldarella. Në fakt nuk ka ndonjë raport veçanërisht të saktë. Sa më i madh të jetë vlerësimi, aq më të mira janë rezultatet.

Sigurisht, këtu jeni në klasë, jo në shtëpi. Por pyesni veten A i përgjigjem më mirë me kalimin e kohës lavdërimeve apo kritikave të menduara?

  1.   Jepuni të bëjnë detyra shtëpie

Kjo ndërthur dy studime, për të arritur në një rezultat befasues. Shkurtimisht, Studimi i Harvard Grant, i cili është studimi më i gjatë në histori, gjeti dy gjëra kyçe për të cilat njerëzit kanë nevojë për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm:

  1. Dashuria
  2. Etika e punës

Kjo është. Ne do të përqendrohemi tek e dyta, sepse konsensusi që del nga studimi rreth asaj se si zhvillohet etika e punës është që të formojmë një “mendje të hapur”që fëmijë. Dhe mënyra kryesore dhe e strukturuar për të zhvilluar këtë mendësi është të kërkohet që një fëmijë të bëjë detyra shtëpie. (Julie Lythcott-Haims, ish-dekane e studentëve të parë në Universitetin e Stanfordit, e bëri këtë pikë të paharrueshme në fjalimin e saj të 2016 në TED.)

Disavantazhi? Fëmijët, veçanërisht fëmijët e vegjël, nuk i bëjnë gjithmonë punët mirë. “Jam e sigurt se mund ta fshish dyshemenë më lehtë dhe më shpejt, apo jo?” Këmbëngulni që ata ta bëjnë gjithsesi. Nuk ka të bëjë vetëm me një dysheme të pastër. Bëhet fjalë për të mësuar të kesh një jetë të lumtur.

  1. Mbani anën e tyre

Studimi zgjidh një dilemë që mendoj se shumë prindër e hasin herë pas here. Funksionon kështu:

Nëse fëmija im lëndohet, ose bën një gabim, ose përballet me një sfidë të madhe, a duhet që unë

  1. Të mbaj anën e tij /saj, duke ofruar ngushëllim?
  2. Të mbaj pak distancë, në mënyrë që t’i ndihmoj ata të mësojnë të mbështeten dhe të kenë besim në vete?

Një analizë e disa studimeve arriti në përfundimin që: duhet mbajtur ana e tyre dhe madje duhet t’i ngushëllojmë.

Kjo nuk do të thotë “zgjidhini të gjitha problemet e tyre”, por do të thotë të shprehni ndjeshmëri dhe t’i tregoni se ju interesoheni për ta. Por do t’i ndihmojë ata të përshtaten edhe më lehtë në aspektin social.

  1.     Kushtojuni vëmendje aftësive sociale

Ju ndoshta do ta bëni këtë gjithsesi nëse mundeni, por një studim interesant i botuar në revistën JAMA Pediatrics lidhi shkallën në të cilën kopshtet e fëmijëve ishin vlerësuar si “pro-shoqërorë” me suksesin e tyre financiar 30 vjet më vonë.

Mësuesve të kopshteve në Montreal iu kërkua të vëzhgonin nxënësit në fusha si, mungesa e përqendrimit, hiperaktiviteti, sjellja kundërshtuese, agresioni fizik dhe në fund të qenët social. Kjo ishte në Kanada, jo në Shtetet e Bashkuara, dhe kështu studiuesit mund të hynin në deklaratat tatimore të studentëve 30 vjet më vonë, për qëllime shkencore. Rezultati?

Ata që patën vlerësime më të larta në drejtim të të qenët social, fituan një mesatare prej 12,000 dollarësh amerikanë në vit më shumë sesa ata që kishin marrë vlerësime të ulëta, tre dekada më parë.

  1. Rëndësia e parasë

Një studim i botuar në revistën American Sociological Review vëzhgoi se si familje me të ardhura të larta, e cila teorikisht mund t’u jepte fëmijëve të tyre të gjitha avantazhet që paratë të japin, zgjodhi ta shpenzojë pasurinë e tyre. Gjëja parë që ata bënë për t’u dhënë fëmijëve një avantazh të madh? Zhvendosja në një lagje me njerëz të pasur. Sigurisht, nuk është faktori i vetëm, por është e rëndësishme të njohim rolin thelbësor që luan paraja, klasa shoqërore dhe raca në rritjen e fëmijëve. / *Bill Murphy, INC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of