Skemat pensionale të paralajmëruara për mësuesit që kanë punuar në vitet e ’90-ta, si dhe pensionet e parakohshme për Policinë e Kosovës po vlerësohen si rrezik serioz për buxhetin e Kosovës. Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, i tha “Zërit” se me propozime të tilla të përfitimeve për dy kategoritë do të rrezikohet buxheti i shtetit dhe qëndrueshmëria e borxhit
Buxhetin e shtetit mund ta rrezikojnë skemat e propozuara të pensioneve për mësimdhënësit që kanë punuar në sistemin paralel të viteve të ’90-ta, si dhe pensionet e parakohshme për Policinë e Kosovës.
Kështu po alarmojnë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë.
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, i tha “Zërit” se me propozime të tilla të përfitimeve për dy kategoritë do të rrezikohet buxheti i shtetit dhe qëndrueshmëria e borxhit.
“Në të njëjtën kohë ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për iniciativat e shpenzimeve sociale, siç është skema e propozuar e pensioneve për mësuesit që punonin në sistemin paralel në vitet 1990 ose skemën e pensionit të parakohshëm për forcat policore”. Këto do të krijonin detyrime të mëdha të pensioneve të pafinancuara, të cilat sistemi i pensioneve tashmë i pafinancuar në Kosovë thjesht nuk mund ta përballojë. Për më tepër, kërkesa për skema të ngjashme për profesione të tjera me siguri do të pasojë, duke vënë në rrezik buxhetin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, deklaroi Vermeulen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.